1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Nga Satanisti deri te Muslimani

Më të lexuarat

Christopher Bohar

Emri të cilin ma dhuruan prindërit ëhstë Christopher Bohar, ndërsa atë të cilin e mora pasi që e pranova Islamin është Muhammed Amin, sipas emrit të Dërguarit tonë të dashur. Unë jam një musliman 17 vjeçarë nga Pensilvania. Deri para 4 viteve besimet nuk më interesonin fare.
Në atë kohë isha duke ndjekur shkollën e mesme dhe kisha nevojë që për së afërmi të merrem me besim. Nuk e di se si ndodhi kjo, ndonëse shoqërohesha me njerëz të cilët ishin Satanist. Ata nuk i përkuleshin satanës si zot, por vetvetën e konsideronin si zota. Mësimet e tyre më dukeshin të logjikshme dhe iu bashkangjita atyre. Në fillim ishte mirë, por më vonë ajo u shndërrua në ferr.

Në brendësi ndihesha i boshatisur, fillova të depresionohem, fillova të largohem nga mësimet, dhe shokët e mi të mëhershëm u larguan nga unë, çka do të thotë se ndihesha edhe më keç se më parë.
Pas një viti përsëri u ktheva në krishterizëm. Kisha ndjenjë se Zoti duhet të ketë pjesë në jetën time, por diçka mungonte. Në Bibël kisha hasur në shumë kundërthënje dhe kuptova se kjo nuk mund të jetë fjalë e vërtetë nga Zoti. Në krishterizëm qëndrova 3-4 muaj, por kursesi nuk e kisha të qartë nocionin e “trinisë”; për atë arsye e braktisa krishterizmin dhe u ktheva në satanizëm.
Pastaj ndodhi 11. shtatori. Kjo ngjarje thellë më tronditi dhe pasi që medijat deklaruan se rrëmbyesit ishin muslimanë, e mallkova Islamin dhe Zotin dhe isha i zemëruar në gjitha ato që kishin lidhje me Islam. Pas një kohe më në fund u qetësova, dhe filllova të interesohem më thellë për Islamin, që të kuptojë fenë Islame, të besuarit dhe mënyrën e shërbimit ndaj Zotit. Për Islamin lexova dy muaj intenzivisht dhe kuptova se Islami është ajo që e kisha kërkuar tërë kohën!

Mësova se Islami nuk është fe e dhunës dhe terorizmit por fe e të kuptuarit, dashurisë, harmonisë së njeriut me Zotin dhe me rrethin e tij. Disa ditë pasi që kishte hyrë muaji i Ramazanit, e shqiptova shehadetin dhe me të u deklarova musliman. Me këtë i braktisa bindjet dhe besimet e mia satanike.
E kuptova se unë nuk jam Zot i vetvetës dhe se All-llahu subhanehu ve te’ala mjafton si argument për çdonjërin i cili vërtetë kërkon udhëzim. E agjërova muajin e ramazanit dhe lexova Kur’anin nga fillimi deri në fund. Pas kësaj lexova hadithet, dhe të gjitha që i lexova kishin kuptim! Islami nuk mallkon sikurse e bën atë krishterizmi.

Kur’ani dhe hadithi nga unë bënë një njeri tjetër. Kur’ani më mësoi për vlerat e veprave të mira dhe rëndësinë e mos bërit shok All-llahut subhanehu ve te’ala.
Ashtu si filloj të rritej imani im, fillova të bëjë da’ve nëpërmjet internetit (më shumë krishterëve) dhe isha i befasuar se si ishin aq zemërngurtë në pikpamjet rreth Islamit, edhe pse Islami ka mjaft ngjajshmëri me krishterizmin. Fillova t’ua shpjegoj krishterëve se ne muslimanët besojmë në të njejtin Zot sikurse ata, i cili më mësoj se si ti falem dhe se si musliman të shpresoj në Xhennet dhe se edhe që jemi të nënshtruar All-llahu subhanehu ve te’ala do të na ndihmojë, nëse Atij i jemi të besuar!
Të gjitha falendërimet i takojnë All-llahut subhanehu ve te’ala i cili më udhëzoi në fenë e vërtetë.
Të gjitha falenderimet i takojnë All-llahut të Madhërishëm i cili më udhëzoi në fenë e vërtetë.

thetruereligion. org/bohar.htm

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit