1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Kosova treg multimilionësh në teknologjinë informative

Më të lexuarat

Një raport i kompanisë botërore IDC e nxjerr Kosovën treg multimilionësh në teknologjinë informative. Mbi 125 milionë dollarë u gjeneruan fitime gjatë vitit 2011 nga tregu i IT’së. Kosovarët, sipas këtij raporti, po shpenzojnë me të madhe në blerjen e kompjuterëve, llaptopëve dhe pajisjeve me të reja elektronike.
Kompjuterë, llaptopë dhe iPadë. Pajisje elektronike si këto po del që ka pothuajse çdo familje në Kosovë. Një raport i kompanisë botërore IDC e nxjerr Kosovën treg milionësh në teknologjinë informative. Mbi 125 milionë dollarë u gjeneruan gjatë vitit 2001 nga tregu i IT-së.

Kosovarët, sipas këtij raporti, po shpenzojnë me të madhe në blerjen e kompjuterëve, llaptopëve dhe pajisjeve me të reja elektronike.

Mesatarisht në vit shpenzimet për teknologji informative, duke përfshirë internetin dhe blerjen e pajisjeve elektronike, për kokë banori shkojnë deri në 70 dollarë.

Sipas raportit, kjo e fut Kosovën në konkurrencë edhe me vendet e rajonit. “Tregu i IT-së në Kosovë në vitin 2011 ka gjeneruar të ardhura në 126.75 milionë dollarë, që është 5.8 për qind më shumë krahasuar me rritjen nga viti në vit në valutën e dollarit. Nëse llogaritet në valutën e lokale, rritja ishte 0.8 për qind në krahasim me vitin e kaluar”, thuhet në hulumtimin e IDC-së, kompani kjo botërore që hulumton tregun e pajisjeve elektronike, shkruan Express.

Për me tepër, IDC-ja pret që tregu i IT-së në Kosovë të zgjerohet në 2.6 për qind nga viti paraprak në vitin 2012 dhe të këtë rritje në interes prej 4.0 për qind që deri në vitin 2016 të gjenerohen të ardhura prej 154 milionë dollarësh.

Drejtori menaxhues i IDC Adriatics, Boris Zitnik, i jep arsyet e rritjes se kërkesave për teknologji nga kosovarët. “Kërkesat në rritje për konsumatorin e IT-së ndërlidhet me rritjen e GDP-së, fondacionet e jashtme në projekte e IT-së dhe Strategjinë për qeverisje elektronike. Investimet në IT janë rritur më 2011 në të gjitha objektet e mëdha, duke përfshirë Qeverinë, telekomunikacionin dhe sistemin bankar”, ka thënë ai.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit