3.6 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Faton Hajrizi arratiset sërish nga burgu

Më të lexuarat

I dënuari me 25 vite burg për vepra të ndryshme kriminale, Faton Hajrizi ka arritur të arratiset për të disatën herë nga burgu. Megjithatë, Policia e Kosovës njoftoi për Telegrafin se pas një kontrolli të detajuar të zonës është arritur që të identifikohet bodrumi i një qebaptoreje ku po fshihej i arratisuri.
Hajrizi, i dënuar me shumë vite burg, përderisa po shëtiste në shëtitoren e paraburgimit në Prizren, ka arritur që të ngjitet murit të oborrit duke u kapur për një ulluk të ujit të shirave dhe përmes telave gjemborë disa rrathësh ka kërcyer nga muri i një lartësi të madhe.

“Sakaq roja e kishte hetuar dhe e kishte urdhëruar që të ndalet, mirëpo nuk është përfillur urdhri. Mei krisma nga pistoleta ‘Glock’ 19 gardianit kanë alarmuar situatën, kurse shumë shpejtë gardianë e policë janë vënë në ndjekje të të arratisurit”, njofton Policia.
Drejtori i Burgut, Miftar Zyba ka informuar Drejtorin e Policisë Rajonale të Prizrenit me urgjencë dhe të dy kanë dalë në vendin e ngjarjes për të organizuar “Unazën e Çeliktë”.

Pas një hetimi dhe kontrolli të detajuar të zonës është arritur që të identifikohet podrumi i një qebaptoreje se ku fshihej i arratisuri.

Një epror i policisë ia ka rivendos prangat Faton Hajrizit, i cili menjëherë është përcjell nga Njësia Speciale në një vend më të sigurt.

Fatoni (1985), vjen nga Skenderaj, ndërsa njihet edhe si vrasësi i ushtarit rus të KFOR-it në fshatin Morinë. Hajrizi së fundi është dënuar edhe për grabitjen e armatosur në Drenas, ku ishin plagosur 4 pjesëtarë të Policisë së Kosovës dhe një qytetar.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit