1.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Studiuesi amerikan: Ja pse dhuna e ISIS bie ndesh me porositë e Profetit Muhamed

Më të lexuarat

Gazeta britanike The Indepentent shkruan se dhuna dhe persekutimet që ka kryer ISIS kundër të krishterëve bie ndesh me hadhithet (porositë) e Profetit Muhamed.

Studimet mbi shkrimet e Profetit të shkruara rreth viteve 622 – 632 tregojnë se kristianët ishin pjesë e “ummah“ (arabisht, komunitet) dhe ishin popullatë e mbrojtur.

Craig Considine, historian dhe studiues i njohur shprehet se vizioni i Profetit ka qenë pluralizmi dhe mbrojtja e të drejtave njerëzore.

“Studimet tregojnë qartë se kush keqtrajton ose diskriminon kristianët ose besimtarët e tjerë, nuk mund të justifikohet me Islamin dhe as me hadithet e profetit Muhamet”, shprehet studiuesi.

Dr. Considine shpreson se të tilla fakte do ta ulin injorancën e islamofobëve në mbarë botën.

Ai thekson se mesazhi i Profetit mbështetet tek dhembshuria dhe paqja, tek ajo ç’ka nevojë shoqëria sot.

Considine jep fakte të dokumentave të vjetra ku shprehet se Profeti Muhamet theksonte se nuk bën ti jepet prioritet brenda një shteti një ose më shumë grupeve etnike pasi kjo do të thotë ti zhvlerësosh qytetarët mbi bazë të përkatësisë. /Albeu.com/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit