Vetëvendosje përmes një kumtese për medie ka marrë përgjegjësinë për hedhjen e gazit lotsjellës para fillimit të inaugurim të Hashim Thaçit president.
Ajo, transmeton koha.net, ka thënë se Thaëi nuk është dhe nuk do të jetë kurrë president i Kosovës.
Hashim Thaçi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë president i Republikës së Kosovës thotë kumtesa.
Ai u zgjodh si rezultat i shantazhit dhe blerjes së deputetëve të LDK-së dhe si rezultat i kompromiseve ndaj Listës Serbe të Serbisë.
Ai u zgjodh vetëm pasi anuloi demokracinë, duke nxjerrë dhunshëm nga Kuvendi dhe duke arrestuar deputetët e opozitës, vazhdon kumtesa e VV-së .
Karriera e tij politike është e përshkuar nga dy veprimtari: kompromise të vazhdueshme ndaj Serbisë – dhunë, krim e korrupsion ndaj popullit të vet.
Prandaj nuk do ta pranojmë e njohim asnjëherë si president të Republikës sonë. Do ta kundërshtojmë vazhdimisht dhe pa kompromis. Siç e kundërshtuam sot!, përfundon kumtesa .