0.3 C
Pristina
Friday, December 27, 2024

Traktati i Hajredin Kuçit si ai i Ekipit të Uniteti

Më të lexuarat

Njëri nga anëtarët e Ekipit të Unitetit në procesin e negociatave të Vjenës për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Skënder Hyseni, ka thënë se traktati për fqinjësi të mirë që Kosova ia kishte propozuar Serbisë më 2007, është i njëjtë me atë që Kuçi po e përmend sot.

Këtë rrëfim ish-ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës e ka bërë të shtunën kur është pyetur për traktatin e paqes me Serbinë, të cilin e ka propozuar zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi. Hyseni nuk ka parë dallime te traktati i Ekipit të Unitetit me atë të zëvendëskryeministrit Kuçi, shkruan sot Koha Ditore.

“Traktati që ne e kemi prezantuar në Londër e ka saktësisht qëllimin e njëjtë, sepse aty flitet për Kosovën si shtet dhe Serbinë si shtet”, ka kujtuar ai. “Kjo ka qenë edhe arsyeja që Serbia nuk e ka denjuar këtë propozim tonin, madje as në diskutim”.

Ish-kryediplomati kosovar nuk ka dashur të nxjerrë ndonjë emër të përveçëm nga i cili kishte rrjedhur ideja për traktat me Serbinë.

“Traktati ka rrjedhur nga Ekipi i Unitetit ku ne kemi punuar si ekip atëherë”, ka thënë Hyseni.

“Kujtesa” e Hysenit nuk i ka pëlqyer sponsorit të tashëm të idesë për traktat me Serbinë, Hajredin Kuçit. Ai ka thënë që traktati për fqinjësi të mirë me Serbinë i Ekipit të Unitetit dhe traktati për paqe me Serbinë i tij janë të ndryshëm.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit