-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Pikëpyetja e madhe “Panama Papers”: Pse nuk ka asnjë amerikan?

Më të lexuarat

“Panama Papers”, apo “Letrat Panameze” është emri mediatik që i është vënë rrjedhjes më të madhe të dokumentacionit financiar në histori. Janë 11.5 milionë dosje, që prekin kompoani, politikanë, apo persona nga 200 vende, të nxjerra nga baza e të dhënave të “Mossack Fonseca”, një nga katër kompanitë më të mëdha në botë offshore, pra nga ato kompani që bëjnë transferimin e pasurisë “jashtë”, në ato vende ku taksat janë shumë të ulëta dhe ku sigurohet sekreti bankar.

Kompania në fjalë ka deklaruar zyrtarisht se dokumentacioni i rrjedhur është origjinal, duke formalizuar kështu një nga skandalet më të mëdha në histori.

Si nisi?

Bëhet fjalë jo për një Investigim gazetaresk, por për një rrjedhje informacioni me autorësi anonime. Pika e kontaktit që u zgjodh nga personi apo grupi i personave që kryen dorëzimin e dokumentacionit, fshehur pas emrit “John Doe”, ishte gazeta gjermane “Süddeutsche Zeitung”, e cila pranoi marrjen e dokumentacionit që në finale arriti në 2.6 terabyte. Anonomi që bëri transferimin e dokumentacionit nuk kërkoi asgjë në këmbim.

Analizimi i të dhënave

Në faqen e vet, gazeta gjermane sqaron se për të analizuar këtë sasi të dhënash ajo kërkoi ndihmën e “International Consortium of Investigative Journalists”, e përfshirë edhe më parë në projekte të ngjashme. Për këtë qëllim u angazhuan 370 gazetarë nga 100 media të 80 vendeve të ndryshme, të gjithë në analizë dhe verifikim dokumentacioni.

Gazetarët i përkasin mediave të tilla si “Guardian”, “BBC”, “Le Monde”, “La Nación”, gazeta gjermane që u bë burimi, gazetarë të rrjeteve “NDR” and “WDR”, nga zvicerania “Sonntagszeitung” dhe austriakja “Falter”.

Ekipi u takua fillimisht në Washington, Munich, Lillehammer dhe në Londër për të vendosur rrugën që do të ndiqej. Teknikisht u ndoq kjo rrugë: kompania për çdo firmë që siguronte krijonte një dosje elektronike, brenda së cilës kkishte të dhëna si e-mail, kontrata, transkripte dhe dokumente të skanuara.

Për të indeksuar dokumentacionin gazeta gjermane përdori programin “Nuix”.

Si operon kompania “Mossack Fonseca”?

Kompania në fjalë e ka selinë në Panama, çka edhe i dha emrin skandalit. Ajo siguron shitje kompanish anonime offshore, me zyra kudo në botë, të cilat mandej kryejnë mbulimin e pasurisë së klientëve. Mundet që ajo të sigurojë dhe një gjoja drejtor dhe më tej edhe aksionerët. Rezultati është se kompania e paraqitur si e këtillë e ka të fshehur qëllimin dhe strukturën e tyre.

Thjesht pra kompani që janë si pika ankorimi për para të tjera. Në thelb përdorimi i offshore pranohet si legal, pasi ai synon vetëm ikjen nga taksa të larta. Në rastin nnë fjalë u pa se fshehja e identitetit të vërtetë të poseduesve të kompanive ishte qëllimi kryesor në shumicën e rasteve. Arsye për këtë është se ata që janë klientë të vërtetë rezultojnë drejtues shtetesh, politikanë, njerëz të krimit.

Disa pikëpyetje që pritet të sqarohen së shpejti

Ka bërë çudi fakti se në 11.5 milionë dokumente nuk fiuguron asnjë shtetas amerikan, pa folur pastaj për faktin se ditën e parë të publikimit pika kryesore e goditjes mediatike ishte Vladimir Putin dhe pas tij edhe Assad në Siri.

Pikëpyetjet janë shtuar edhe më tej nga fakti se Konsorciumi i Gazetarëve Investigativë, që u zgjodh nga gazeta gjermane si partner në analizimin e të dhënave, financohet nga miliarderi amerikan George Soros, një njeri që shihet me armiqësi në Rusi. Në internet ka shumë dyshime, që kanë fituar terren se gjithçka është një goditje e orkestruar nga SHBA dhe se nuk bëhet fjalë fare për investigim gazetaresk.

Zbardhja e dokumentacionit ka zbuluar një sistem që ushqen disa dukuri problematike: ai mban gjallë pabarazinë në ekonomi, që ka qenë tema kryesore e debatit në SHBA që nga kriza e vitit 2008. Por ai mbulon edhe korrupsionin në shkallë boëtërore që financon mandej njësi politike dhe pushtete problematikë.

Në raportimin e vet, CNN, shkruante me entuziazëm se aksesi që po fitohet në informacion jep shanse për përmbysjen e qeverive që janë diktatura apo të korruptuara.

Nga kjo pikëpamje gjërat kanë nevojë ende për kohë që të sqarohen, pasi duhet parë se deri ku është përfshirë elita e Perëndimit, se çfarë procesesh politike do të prodhohen, në mënyrë që edhe spekullimet si ato më sipër të sqarohen. “Mos lejoni t’u thonë se kjo është diçka më pak sesa një Çështje Shumë e Madhe”, përfundonte raportimin e vet CNN. Mesazh apo konkluzion? Mbetet për t’u parë./Respublica.al/

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit