1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Policia shkaktoi 156 aksidente trafiku

Më të lexuarat

Gjatë vitit 2011, sipas raportit vjetor të aksidenteve, pjesëtarët e Policisë së Kosovës kanë qenë të përfshirë në 314 aksidente të trafikut. Nga ky numër i aksidenteve, pjesëtarët e PK-së ishin shkaktarë të aksidenteve në 156 raste të ndodhura.

Zyra e Auditorit të Përgjithshëm ka konstatuar se njësia e flotës operative nuk posedon bazë të të dhënave për automjetet të cilat janë në pritje për riparim. “Në mungesë të kësaj, kjo njësi nuk ka një pasqyrë reale për numrin e saktë të automjeteve që presin për riparim dhe mirëmbajtje, gjendja e tyre në të cilën janë pranuar, kohën e pranimit, si dhe afatin kohor për riparimin e tyre”, thuhet në raport.

Në mungesë të pjesëve rezervë në flotë, për riparim presin gjithsej 106 automjete të cilat janë pranuar gjatë vitit 2010 dhe 2011. Prej tyre: 32 automjete të tipit – Golf 5, 26 automjete të tipit – Kia, 23 automjete të tipit – Hundy, 18 automjete të tipit – Toyota dhe 7 automjete të tipit – Mercedes Iveco. Flota e Policisë nuk ka arritur të ketë menaxhim të mirë për riparimet e automjeteve.

Në njërën anë mungojnë pjesët rezervë për automjetet që presin për servisim, ndërsa në anën tjetër ka stoqe të grumbulluara të pjesëve të cilat nuk shfrytëzohen për vite të tëra. Kjo situatë rrjedh si pasojë e një planifikimi jo të mirë. Ky proces fillon nga faza e identifikimit të nevojave për pjesë rezervë që bëhet nga një komision i caktuar, përgatitja e kërkesës, mungesës së buxhetit, vonesat në ekzekutimin e kërkesave nga Zyra e Financave, si dhe liferimin e mallit nga kompania kontraktuese.
Pasi që jeta e përdorimit të automjeteve të PK-së është e limituar, pritjet e gjata për riparimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve e ngarkojnë buxhetin e PK-së me shpenzime të zhvlerësimit.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit