4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

LIBI, VRITET MINISTRI I MBROJTJES

Më të lexuarat

Raportet nga Libia thonë se persona të armatosur kanë vrarë gjeneralin Mohamed Hadia al-Feitouri, i cili ishte ministër i Mbrojtjes i Libisë.

Gjatë pranverës arabe, ai pati kaluar në anën e kryengritësve që rrëzuan ish liderin e Libisë Muamer Gadafi në vitin e kaluar, raporton BBC.

Nuk dihet identiteti i sulmuesve e as motivet që qëndrojnë pas vrasjes. Ai u vra derisa po kthehej nga falja e xhumasë, ndërsa në automjetin e tij u shti me armë zjarri nga një grup i armatosur,njofton ora.

Vrasja e tij vjen në kohën kur në qytetin lindor të Libisë ka incidente të kohë pas kohëshme për shkak se disa grupe politike frikësohen nga dominimi i kryeqytetit Tripoli, si dhe nga dominimi i pjesës perëndimore të vendit.

Javën e kaluar, zyra e shërbimit ushtarak të zbulimit në Bengazi u godit nga një eksploziv, por nuk pati viktima.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit