1.5 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Davutoğlu: Kurdët i kemi vëllezër, terrorizmi nuk do të na frikësojë

Më të lexuarat

Një numër i madh i qytetarëve të Diyarbakirit, shumica nga ta kurdë kanë pritur Kryeministrin Davutoğlu me entuziazëm, ndërkohë që kryeministri foli kryesisht për sulmin e djeshëm terrorist

DIYARBAKIR (AA) – Nuk jemi frikësuar dhe nuk frikësohemi. Këtu kemi qenë, këtu jemi dhe këtu do të jemi përgjithmonë, ishte kjo porosia e kryeministrit të Turqisë, Ahmet Davutoğlu, në fjalën e mbajtur para banorëve të qytetit Diyarbakir në juglindje të vendit, ku të enjten gjatë një sulmi terrorist u vranë shtatë policë, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh i qytetarëve të Diyarbakirit, shumica nga ta kurdë kanë pritur Kryeministrin Davutoğlu me entuziazëm, ndërkohë që kryeministri foli kryesisht për sulmin e djeshëm terrorist.

Kryeministri i Turqisë i lindur në Konya, shtoi më tej: “Ju na njihni mirë, edhe ne ju njohim mirë. Zotin e kemi dëshmitarë se Konya do të jetë një qytet i sigurt njëjtë sikur do të jetë edhe Diyarbakiri. Aq sa është Konya qytet i qetë po aq do të jetë i qetë edhe Diyarbakir. Aq sa Konya është shtëpia ime po aq do të jetë edhe Diyarbakiri.”

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit