13.1 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

BDI ka përgatitur qindra padi penale për shpërndarësit e bisedave “Hot-Line”

Më të lexuarat

Pas bisedave telefonike të shpërndara në internet, në të cilat mund të dëgjohen funksionarët më të lartë të BDI-së por  edhe vet kreu i partisë Ahmeti, në skandale amoraliteti dhe në marrëveshje me ministrin e drejtësisë për ekstradimin e një ish-ushtari të UÇK-së nga Kosova, kjo parti dje pasdite ka lajmëruar se ka përgatitur padi penale për të gjithë të involvuarit në lëshimin dhe shpërndarjen e këtyre materialeve kompromituese. Ata kanë potencuar se padi janë përgatitur edhe për çdo profil në secilin rrjet social që ka shtypur butonin “Share” (shpërndarje).

Integristët kanë theksuar se ekipi i avokatëve të partisë këto padi penale do të dorëzojnë në më shumë institucione të vendit siç janë: Prokuroria Speciale Publike, Prokuroria Publike, MPB, Agjensioni për mediume dhe Drejtoria për mbrojtjen e të dhënave personale.

Ndryshe, kryetari i BDI-së Ali Ahmeti në një prononcim për maqedonasen “Dnevnik” ka thënë: “Nëse marrim drejtësinë në duar tona, vetëm Zoti e di se si do të përfundojë kjo”, fjali kjo që gazeta njëkohësisht e ka bërë edhe titull të lajmit kryesor të numrit të sotshëm, ndërsa opinioni e vlerëson si shenjë nervozizmi por edhe kërcënimi të kryetarit të BDI-së.

Untitled

 

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit