1.3 C
Pristina
Friday, November 15, 2024

Gjendet bomba 150 kg në Podgoricë

Më të lexuarat

Gjendet bomba 150 kg në PodgoricëMinistria e Punëve të Brendshme e Malit të ka urdhëruar sot evakuimin e popullatës nga qendra e Podgoricës për arsye të nxjerrjes së një bombe prej 150 kg nga lumi Moraça.

Si njofton Vijesti online, ekspertët kanë vlerësuar se bomba në shtratin e lumit Moraça është e pashpërthyer dhe se ajo përmban edhe disa granata topi të kalibrave të ndryshëm, me peshë nga pesë deri në 10 kg.

Ekipi i ekspertëve ka vlerësuar se në lokacionin Skaline të kryeqytetit malazias distanca minimale e sigurisë në rast shpërthimi është 2 000 metra dhe se njerëzit duhet patjetër të evakuohen. Ai ekip ka urdhëruar hapjen e të gjitha dritareve në objektet e Presidencës, Kuvendit të Malit të Zi, të ndërtesës së vjetër të Qeverisë, pastaj të hotelit Podgorica,q qendrës sportive Moraça dhe objektet e tjera në afërsi.

Aksioni i nxjerrjes së bombës së avionit nga Moraça do të zhvillohet nesër nga ora 4:30, dhe për këtë rasye do të evakuohet e tërë popullata brenda diametrit prej 2 kilometrash.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit