2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Shqiptarët të tretët si spiunë në ish-Jugosllavi

Më të lexuarat

Shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë dhe bashkëpunëtor të shërbimit sekret jugosllav UDB gjatë periudhës së socializmit.

Kjo bëhet e ditur sot në një shkrim në të përditshmen maqedonase “Dnevnik”, ku nënvizohet se gjatë sistemit të kaluar, shqiptarët janë radhitur në vendin e tretë si spiunë, menjëherë pas serbëve dhe kroatëve në Ish-Jugosllavi.
Gazeta shkruan se ky fakt ndërlidhet edhe me të dhënat e fundit të Komisionit të Lustrimit në Maqedoni ku nga 23 funksionarët e lustruar, tetë prej tyre kanë dalë shqiptarë.
Gjithashtu bëhet e ditur se një numër i madh i viktimave shqiptare janë spiunuar kryesisht nga bashkëkombasit e tyre bashkëpunëtor të shërbimit sekret, transmeton ina.
UDB aktivitetin e saj kryesor gjatë sistemit të kaluar e kishte përqendruar tek shqiptarët dhe zhvillimin e situatës të ndërlidhur me statusin e tyre në Kosovë, dhe në ish-republikat e tjera jugosllave.
Analistët politik kanë theksuar për gazetën se për shërbimet sekrete në agjendë ka qenë diaspora shqiptare dhe shoqatat e tyre.
Ndërkohë, edhe dy funksionarë aktual janë shpallur spiunë, njëri është shqiptar.
Bëhet fjalë për dy funksionarë lokal në nivel të komunave në Maqedoni, me ç`rast njëri është shqiptarë dhe anëtar i BDI-së, i punësuar si këshilltar në komunën e Bogovinës.
Personi tjetër i shpallur është këshilltar komunal në Gazi Babë të Shkupit, nga radhët e partisë VMRO-DPMNE. Për ta theksohet se kanë qenë bashkëpunëtor të shërbimeve sekrete gjatë periudhës së viteve të 70-ta./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit