Ministri i Drejtësisë dhe ai i Punëve të Brendshme të Belgjikës kanë ofruar dorëheqje për shkak të sulmeve në Bruksel, por ato janë refuzuar nga kryeministri Charles Michel.
Reuters raporton se ministri i Brendshëm Jean Ambon dhe ministri i Drejtësisë Koen Gens kanë ofruar dorëheqjet e tyre.
Autoritetet e Belgjikës janë në situatë jo të mirë pasi që presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dje ka deklaruar se ky shtet vitin e kaluar ka depërtuar për në Belgjikë sulmuesin vetëvrasës Ibrahim el Bakraoui, i cili të martën ka kryer sulmin vetëvrasës.
Turqia sipas Erdogan ka paralajmëruar Belgjikën se ai është ekstremist.
“Belgjika ka injoruar paralajmërimin tonë se ai është luftëtar i DAESH-it:, ka thënë dje Erdogan.
Në sulmet terroriste që janë kryer të martën ën Bruksel janë vrarë 31 persona ndërsa 270 janë plagosur ndërsa përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë DAESH