20.3 C
Pristina
Wednesday, May 29, 2024

Pas sulmeve terroriste në Bruksel, ministrat belgë ofrojnë dorëheqje

Më të lexuarat

Ministri i Drejtësisë dhe ai i Punëve të Brendshme të Belgjikës kanë ofruar dorëheqje për shkak të sulmeve në Bruksel, por ato janë refuzuar nga kryeministri Charles Michel.

Reuters raporton se ministri i Brendshëm Jean Ambon dhe ministri i Drejtësisë Koen Gens kanë ofruar dorëheqjet e tyre.

Autoritetet e Belgjikës janë në situatë jo të mirë pasi që presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan dje ka deklaruar se ky shtet vitin e kaluar ka depërtuar për në Belgjikë sulmuesin vetëvrasës Ibrahim el Bakraoui, i cili të martën ka kryer sulmin vetëvrasës.

Turqia sipas Erdogan ka paralajmëruar Belgjikën se ai është ekstremist.

“Belgjika ka injoruar paralajmërimin tonë se ai është luftëtar i DAESH-it:, ka thënë dje Erdogan.

Në sulmet terroriste që janë kryer të martën ën Bruksel janë vrarë 31 persona ndërsa 270 janë plagosur ndërsa përgjegjësinë për këto sulme e ka marrë DAESH

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit