2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Arrihet marrëveshje për ‘Kalanë e Shkupit’ – Kisha do të ndërtohet?

Më të lexuarat

Arrihet marrëveshje politike mes BDI-së dhe VMRO DPMNE-së për çështjen e Kalasë së Shkupit, e cila prej gati 1 vit e gjysmë ishte e ndaluar për t’u vizituar. Marrëveshja ishte arritur gjatë një takimi të realizuar më 26 qershor të këtij viti, mes kryetarit të Komunë së Çairit Izet Mexhiti, drejtorit të Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore Pasko Kuzman, Behixhudin Shehapit, dhe Memet Selmanit drejtor i Qendrës Konzervative nacionale-Shkup.

Marrëveshja mes tjerash parashikon që të ndërtohet një Muze i periudhës së shekullit të mesëm mbi themelet e kishës nga periudha bizantine, Muze nga periudha otomane mbi themelet e xhamisë së vjetër dhe kullës, dhe Muze i periudhës parahistorike në themelet e shtëpisë dardano-pajone. Ndërkohë, objektet e lartpërmendura do të jenë më të ulëta se vetë muret e Kalasë dhe nuk do të shihen nga jashtë saj.
“Ashtu siç e potencuam edhe në fillim, edhe në atë mbrëmje kur erdhëm këtu për të rrënuar këtë objekt edhe atë natë kemi thënë se nuk jemi kundër kishave, po kemi thënë që kalaja nuk mund t’i takojë një periudhe, kalaja i takon historive të ndryshme dhe në fund u arrit edhe marrëveshja që të fillojnë me shpinë dardane të vazhdojnë me periudhën osmane, ku do të ketë një kullë osmane dhe një muze mbi themelet e mesxhides, xhamisë së vogël dhe do të ketë edhe një muze mbi themelet e kishës mesjetare, apo orthodokse. Kjo është marrëveshje, po ashtu nuk mund të vazhdohet me objektin në fjalë derisa dy objektet e tjera nuk vijnë në fazën e njëjtë që do të thotë të ndërtohen përnjëherë dhe ajo që është po ashtu pikë e marrëveshjes është që nga poshtë kalasë nuk do të shihet asnjë objekt, derisa kur je brenda kalasë do të shihen të tre objektet”, deklaroi Izet Mexhiti, kryetarë i komunës së Çairit.
Pikat e marrëveshjes së arritur, përputhen me deklaratën e dhënë në natën kur kreu i Çairit me një grup qytetarësh u ngjitën në Kala për të penguar ndërtimin e kishës.
“Fillimisht ne jemi kundër asaj që të ndërtohen objekte atje ku por kryhen gjurmime arkeologjike, ajo që është gjetur duhet të konservohet dhe ajo duhet të jetë atraksion për qytetarët dhe turistët, por veçmë kur është vendosur që të ndërtohet objekt duhet ose objekt universal ku do të ketë vend për të gjitha periudhat e historisë nga datimi i Kalasë, ose të ketë 3-4 objekte, të cilët reflektojnë periudhat e ndryshme gjatë historisë”, u shpreh Izet Mexhiti, kryetarë i komunës së Çairit
Mexhiti deklaroi sot se grupet punuese të ekspertëve pritet që ditëve në vijim të fillojnë ndërtimin e dy objekteve, shtëpisë dardane dhe kullës osmane. Sipas tij marrëveshja është dorëzuar tek organet qeveritare të cilat do të sigurojnë fonde financiare për realizimin e marrëveshjes. /albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit