2.2 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Efekti i ndryshimit të paparashikuar në motivin e njerëzve dhe në qasjen ndaj jetës

Më të lexuarat

Njerëzit, si qeniet e tjera, i krahasojnë gjërat. Njeriu kujdeset jo vetëm sesa mirë është, por nëse është më mirë apo më keq sesa të tjerët për rreth, ose më mirë sesa ishte vitin e kaluar. Shkencëtarët tani thonë se krahasime të tilla mund t’u japin individëve një avantazh për zhvillim.
Sipas teorisë standarde, përgjigja më e mirë ndaj rrethanave aktuale është që njeriu të mos ndikohet nga ajo që i ka ndodhur në të kaluarën. Por studimi i një grupi shkencëtarësh matematicientë britanikë në universitetin Bristol – botuar në revistën Science – tregon se në një botë me ndryshime të paparashikueshme, është e rëndësishme që njerëzit të jenë të ndjeshëm ndaj kushteve të përjetuara në të kaluarën.

Autorët ndërtuan një model matematikor mjedisi për të kuptuar se si qeniet sillen kur janë të pasigurta ndaj ndryshimeve mjedisore. Studimi gjeti se kur kafshët jetojnë në kushte të mira, por pastaj papritmas kushtet e tyre keqësohen, ato bien në apati, ose përpiqen më pak sesa kafshët e tjera që jetojnë vazhdimisht në kushte të vështira.

Shkencëtarët e quajnë këtë ‘efekti i kontrastit’ i cili nxitet nga e papritura ose pasiguria. Dhe thonë se, kushtet e përjetuara në të kaluarën mund të jenë një tregues i vlefshëm se si qeniet do të zhvillohen në të ardhmen.

Kjo, nga ana tjetër, ndikon mënyrën se si kafshët u përgjigjen gjendjes së tyre aktuale:

Një qenie që jeton në kushte të mira mendon se bota në përgjithësi është një vend i mirë, dhe kur kushtet papritmas keqësohen, qenia e interpreton këtë si një ndryshim të përkohshëm dhe pa u përpjekur shumë, pret që kushtet e mira të ri-kthehen së shpejti.

Në të kundërt, një qenie që jeton në kushte të këqija pret që kjo gjendje të vazhdojë e tillë, dhe kështu nuk mund të përballojë pushimin e pritjen, por i duhet të vazhdojë të përpiqet njësoj a më shumë për të mbijetuar.

Kur kujtesa e së kaluarës ndikon mirë dhe jo-mirë për një grup dhe një tjetër në evoluimin ose jo të tyre.

Modeli matematikor i mjedisit i hartuar nga shkencëtarët gjithashtu parashikon efektin e të kundërtave; qeniet që përpiqen shumë për të siguruar ushqim, punojnë edhe më shumë kur papritmas kushtet përmirësohen – dhe e bëjnë këtë nxitur nga shqetësimi se kushtet e këqia mund të kthehen; Ndërsa qeniet që kanë përjetuar kushte të mira, përpiqen më pak kur kushtet e jetesës së tyre keqësohen – dhe veprojnë kështu nxitur nga shpresa se kushtet e mira do të kthehen së shpejti.

Kështu, duket se ndryshimet e shpejta a të paparashikueshme favorizojnë ata individë që janë të përgjegjshëm dhe të aftë për të rregulluar sjelljen e tyre nën dritën e përvojës së kaluar.

Autorët thonë se bota natyrore është tepër dinamike dhe plot të papritura. Ndërsa studimi i tyre lë të kuptohet se përvoja e kaluar ashtu si edhe modele mjedisesh më të ndërlikuar janë të rëndësishëm për të kuptuar a parashikuar sjelljet e një shoqërie, grupi a individi.

Astrit L.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit