Sekretari shtetëror në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë, Zholt Nemet deklaroi se nga qeverisja e re serbe pret që të zbatojë autonominë e gjërë për krahinën e Vojvodinës.
“Vlerësoj se është me rëndësi që programi i qeverisë së re të respektojë autonominë për Vojvodinën dhe të drejtat e komunitetit hungarez”, deklaroi Nemet për gazetën “Madjar So” të Novi Sadit.
Ai ka theksuar se i kupton shqetësimet e hungarezëve të Vojvodinës ndaj pushtetit të ri, që është i njohur nga përvoja e viteve të 1990-ta. “Partia Përparimtare Serbe nuk duhet të harrojmë se ka dalur nga Partia Radikale Serbe e Vojislav Sheshelit, që ishte një nga figurat kyçe të brutalitetit etnik dhe pastrimit etnik gjatë luftërave. Dhe nëse kësaj i`a shtojmë faktin se kryeministri i ri Daçiq ka qenë zëdhënës i Sllobodan Millosheviqit, sigurisht se duhet kuptuar shqetësimin”, deklaroi Nemet, duke kërkuar vepra konkrete praktike nga qeveria e re serbe në planin e integrimeve./ina/kohaislame