8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Shqipëria kërkon të zëvendësojë Turqinë për turistët rusë

Më të lexuarat

Biznesi turistik në Shqipëri dëshiron turistët rusë, për të zëvendësuar në njëfarë mënyre Turqinë. Megjithëse Shqipëria nuk disponon bazë hoteliere të larmishme dhe cilësore si Turqia apo Egjipti, por ka plazhe të qeta dhe të pastra në Jon e Adriatik, shkruan sot Koha Ditore.

Përfaqësuesit e biznesit turistik në Shqipëri në kushtet e marrëdhënieve të tensionuara midis Rusisë dhe Turqisë, pas rrëzimit të avionit rus në Siri, pasuar me dekretin e presidentit rus Putin, kanë vendosur të tërheqin turistët rusë në resortet e tyre dhe i kanë kërkuar qeverisë shqiptare t’i ndihmojë në krijimin e kushteve.

Më 12 mars, përfaqësuesit e Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë dhe sipërmarrës nga Shqipëria janë takuar dhe kanë zhvilluar bisedime në Moskë ku kanë shprehur bindjen se Shqipëria ka shanse të mëdha të ngulet mirë në tregun rus të shërbimeve turistike.

Shumë medie të shkruara dhe on-line të Moskës i kanë bërë jehonë këtij njoftimi. Përfaqësuesit shqiptarë të industrisë së turizmit u kanë bërë apel autoriteteve në Shqipëri dhe u kërkuan të mendojnë për zhvillimin e suksesshëm të strategjisë dhe promovimin e turizmit shqiptar dhe të ardhurat e siguruara nga taksat t’i drejtojnë në mbështetjen e këtij sektori, shkruajnë në Moskë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit