3 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Plaku dhe macja

Më të lexuarat

Një plak ishte ulur në bregun e lumit kur vërejti një mace e cila mbytej në ujë. Plaku vendosi ta shpëtoj. Ia afroi dorën, mirëpo macja e e gërvishti. Plaku e hoqi dorën, dhe pastaj përsëri shtriu dorën në drejtim të maces. Edhe kësaj radhe, macja e gërvishti dhe plaku hoqi dorën.

Një çast më vonë sërish tentoi ta heq nga uji. Një njeri i cili qëndronte aty afër i tha: “O plak, e nuk e mësove leksionin nga dy herët e para, ndaj tenton edhe herën e tretë?”

Plaku nuk u kushtoi vëmendje fjalëve të tij, ndaj vazhdoi ta shpëton macen përsëri, deri sa nuk e shpëtoi.

Mandej iu afrua njeriut i cili e këshillonte të hiqte dorë, i vendos dorën mbi supe në shenjë miqësie dhe i thotë:

“Biri im, në natyrën e maces është të gërvisht, në natyrën time është të dashuroj dhe ngushëlloj të tjerët. Përse dëshiron që jetë natyra e maces ta dominoj timen?

Biri im, sillu ndaj njerëzve sipas natyrës tënde, dhe jo të natyrës së tyre pa marrë parasysh sa herë të kanë lënduar ata dhe mos dëgjo zërin e atij që të flet të heqësh dorë nga cilësitë e tua të mira nga shkaku se të tjerët nuk e meritojnë atë. Kur jeton për atë që ti bësh njerëzit e lumtur, i Madhëruari do të dërgon dikë të të gëzon edhe ty.”

“A ka shpërblim tjetër për të mirën, veç të mirës?!” Kur’an: 55:60

Ki zemër të pastër dhe do të fitosh simpatinë dhe dashurinë e njerëzve të tjerë dhe asnjëherë mos u pendo për mirësitë që ua ke bërë të tjerëve, madje edhe atyre që nuk meritojnë.

Ji i kënaqur që Krijuesi yt të mirën e shpërblen me të mirë.

Përshtati: Lutfi Muaremi

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit