2.6 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Romney zemëron palestinezët

Më të lexuarat

Deklarata e kandidatit të mundshëm republikan për president të SHBA-ve, Mitt Romney, se Jerusalemi është kryeqytet i Izraelit është “plotësisht e papranueshme”, ka thënë shefi i ekipit negociator palestinez, Saeb Erekat.
Erekat ka thënë se komentet e Romneyt “refuzohen dhe dënohen nga palestinezët, sepse ato dëmtojnë procesin e paqes dhe zgjidhjen për dy shtetet”.

“Është gjithnjë përvojë inspiruese dhe e prekshme të jesh në Jerusalem, kryeqytetin e Izraelit”, pati deklaruar Romney gjatë një vizite në Izrael në fundjavë.

Derisa Qeveria izraelite ka selinë në Jerusalem dhe këmbëngul se qyteti është “kryeqytet i pandarë”, pjesa tjetër e botës nuk e pranon këtë pozicion të Izraelit dhe ambasadat e huaja janë të vendosura në ose afër Tel Avivit. /REL

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit