8.2 C
Pristina
Friday, November 1, 2024

Krivokapiç: Ballkani sërish është trazuar

Më të lexuarat

PODGORICË (AA) – Koalicioni i Partisë Social Demokratike (PSD) dhe Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) në Mali të Zi është prishur pas 18 viteve të veprimit të përbashkët. Kryetari i Parlamentit dhe lideri i PSD-së Ranko Krivokapiç në intervistën për Anadolu Agency (AA), në lidhje me këtë thotë se interesat strategjike të Malit të Zi dhe përqendrimit të vëmendjes janë në zhvillimin e vendit.

“Në Mal të Zi mungon sundimi i ligjit. Privatizimi është përdorur për të shkatërruar Malin e Zi, dhe jo si një shans për të sjellë investitorë strategjikë për të patur prodhim industrial, sepse pa atë nuk ka zhvillim të qëndrueshëm. Partia e kryeministrit Millo Gjukanoviç do të qeveris pa shumicë, pavarësisht vullnetit demokratik të popullit. Ne dëshirojmë të hapim një dinamizëm të ri i cili tregon se projekti i pavarësisë nuk ishte projekt privat, nuk ishte as abuzim me popullin, por ishte një projekt thelbësor për stabilitetin dhe zhvillimin e Malit të Zi “, tha Krivokapiç.

Ai konsideron se qëllimet strategjike kur është fjala për Malin e Zi janë arritur, vendi është i pavarur, qytetar, është ruajtur harmonia multietnike dhe është në rrugën e integrimit euro-atlantik, duke arritur kurorën e sigurisë të Malit të Zi dhe ajo është ftesa për anëtarësim në NATO.

Përkundër koalicionit kaq të gjatë me PSD-në, Krivokapiç theksoi se për 18 vjet ka patur dallime të vazhdueshme dhe shumë strategjike, dhe ato lidhen me qeverisjen ekonomike dhe sociale të Malit të Zi, me mënyrën e qeverisjes dhe rezultatet e qeverisë.

“Nuk kemi heshtur për asnjë moment. Që nga dita e parë ne kemi luftuar për të ruajtur Tarën, kemi parandaluar dorëzimin e kombinatit të aluminiumit oligarkëve, garancitë. Gjithashtu, Termocentrali Pljevlja, e cila ishte planifikuar të shitet për 35 milionë euro, e kemi penguar këtë, dhe ja tani shohim se i njëjti kushton një miliardë euro”, thotë ai.

Krivokapiç, i cili ishte kreu i Asamblesë Parlamentare të OSBE-së, është mirë i informuar se si rrejdhin zgjedhjet në këto 57 vende. Prandaj, konsideron se baza e demokracisë qëndron në të drejtën e qytetarëve për të vendosur lirisht dhe të zgjedhin se kush do të jetë në pushtet.

“Që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2013 në Mal të Zi, vazhdimisht janë bërë prishje të procesit zgjedhor. U krijuan mekanizma të përhershme të vjedhjes së votave, abuzimet zgjedhore ishin gjithandej. BE-ja në fund i ka regjistruar të gjitha në dokumentet e saj. Do të theksoj blerjen e kartave të identitetit, blerjen e votave. A mendoni se dikush ka shumicën duke blerë vota dhe kartat e identitetit. DPS-ja do të qeveris pa shumicë”, thotë kryeparlamentari malazez Krivokapiç.

Ai thekson se “kur korrupsioni përfshinë shoqërinë, atë që BE-ja e quan korrupsion të nivelit të lartë, atëherë faza e fundit është gjithmonë transparente, kjo nënkupton se janë korruptuar institucionet më të larta, parlamenti dhe qeveria kanë deputetë dhe ministra që qeverisin me korrupsion politik”.

Në pyetjen se si i sheh marrëdhëniet mes vendeve të Ballkanit, Krivokapiç thekson se “Ballkani sërish është trazuar”.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit