11.6 C
Pristina
Thursday, May 16, 2024

Serbia harmonizon funksionimin e kufijve me rregullat e BE-së

Më të lexuarat

BEOGRAD (AA) – Ministri i Punës dhe Çështjeve Sociale të Serbisë, Aleksandar Vulin tha sot se qeveria serbe ka harmonizuar funksionimin e kufirit me Bullgarinë dhe Maqedoninë, sipas rregullave të cilat ka vendosur Sllovenia dhe Kroacia, lidhur me mbylljen e “Rrugës Ballkanike” për refugjatët pa dokumente të nevojshme për zonën Shengen, raporton Anadolu Agency (AA).

“Qeveria e Serbisë ka mbajtur një qëndrim të qartë politik që nga fillimi i krizës së migrantëve, se zgjidhja doemos duhet të gjendet bashkërisht dhe se Serbia do të sillet si vendet e tjera të rrugës së migrantëve”, tha Vulin. Ai theksoi se duhet që në territorin e Serbisë të respektohen ligjet vendore dhe ndërkombëtare dhe të ketë një sjellje ndaj refugjatëve në mënyrë humane , por njëkohësisht mos të lejohen hyrjet ilegale.

Vulin shtoi se situata në kufirin greko-maqedonas është shqetësuese, për shkak të numrit të madh të migrantëve që ushtrojnë presion në këtë kufi, por ai shpreson se do të ketë një qëndrim unik dhe të gjendet zgjidhje e këtij problemi pas bisedimeve me Turqinë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit