9.2 C
Pristina
Thursday, December 19, 2024

Rusët: Nikoliç ka pranuar humbjen e Kosovës

Më të lexuarat

Nga qeveria e re në Serbi, Evropa dhe SHBA-të para së gjithash presin normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, shkruan gazeta ruse “Komersant”, sipas së cilës pushteti i ri serb tashmë i është qasur realizimit të këtij plani. “Deklarime aq të hapura se Kosova faktikisht është e humbur, nuk kishte bërë deri tash asnjë nga udhëheqësit serbë. Tani për këtë flet presidenti, i cili madje është një nacionalist…”, shkruan gazeta ruse.

Evropa nuk është e shqetësuar për ardhjen e socialistëve dhe nacionalistëve të moderuar në pushtetin e Serbisë, sepse pret që pikërisht ata do të bëjnë atë që nuk kanë mundur ta bëjnë demokratët – vendosjen e marrëdhënieve normale me Kosovën, shkruan gazeta ruse, duke potencuar se më pas edhe afrimi i Serbisë me Rusinë nuk do të shkaktojë nervozë tek Perëndimi, transmeton Telegraf.

Gazeta tregon se në prag të formimit të koalicioni të ri, Beogradin e vizitoi ndihmës/sekretari amerikan i Shtetit, Philip Gordon, i cili kishte paraqitur kërkesën kyçe – eliminimin e strukturave ilegale të pushtetit serb në veri të Kosovës, hapjen e zyrës serbe në Kosovë dhe takimin e presidentëve të Kosovës dhe Serbisë.

Zbatimi i këtyre kërkesave do të thoshte normalizim i marrëdhënieve midis Serbisë dhe Kosovës, qoftë edhe pa njohjen reciproke, ndërsa autoritetet e reja serbe duket se janë të gatshëm për një gjë të tillë, shkruan “Komersant”, duke vlerësuar se, në bazë të deklaratave të presidentit Tomislav Nikolic, pushteti i ri serb duket se tashmë i është qasur realizimit të këtij plani.

“Deklarime aq të hapura se Kosova faktikisht është e humbur, nuk kishte bërë deri tash asnjë nga udhëheqësit serbë. Tani për këtë flet presidenti, i cili madje është një nacionalist. Kjo do të ndihmojë shumë serbët të besojnë në diagnozën e pangushëllueshme. Pas tërë kësaj, gjithë atë që do të mund të nxjerrin autoritetet e Beogradit në Kosovë, për serbët e mbetur në Kosovë, do të konsiderohet si një sukses i madh”, vlerëson gazeta.
Përveç kësaj, gazeta ruse thotë se presidenti serb do ta bëjë këtë sikur ky është një konsensus mbarëkombëtar, pasi ka propozuar që të gjitha forcat politike të krijojnë qëndrim të harmonizuar për Kosovën.

Gazeta konstaton se në këto rrethana do të zbutet përgjegjësia e pushtetit për epilogun përfundimtar. Normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën do të heq pengesën kryesore për integrimin e Serbisë në BE, kurse në anën tjetër, vështirë se do prishen marrëdhëniet mes Beogradit dhe Moskës, e cila ka bërë vazhdimisht të qartë se do të mbështesë çdo të pozicion të saj mbi Kosovën./albtime/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit