1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Siri – aktivistët raportojnë për luftime

Më të lexuarat

Aktivistët e opozitës siriane kanë thënë se forcat e sigurisë kanë shtënë drejt Homsit me mortaja dhe armë të rënda zjarri. Ata kanë folur për luftime edhe në qytetin Alepo, ndonëse raportet nuk kanë mundur të verifikohen në mënyrë të pavarur.

Dhuna vjen vetëm një ditë pasi Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka miratuar unanimisht rezolutën, e cila parasheh vendosjen e një misioni prej 30 vëzhguesish në Siri, për të monitoruar armëpushimin.

Ky i fundit, pjesë e planit të për paqe të të dërguarit ndërkombëtar për Sirinë, Kofi Anan, ka hyrë në fuqi më 12 prill.

Armëpushimi është përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit 13-muajsh ndërmjet Qeverisë së presidentit Bashar al-Asad dhe kryengritësve antiqeveritarë, i cili ka lënë të vrarë rreth 10,000 persona./evropaelire.org/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit