2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Rreh e përdhunon gruan në sy të fëmijëve

Më të lexuarat

E rrihte, e dhunonte, e izolonte madje i fshihte edhe rrobat për të mos e lënë që të dilte nga shtëpia.

Kjo është historia e një 50 vjeçari shqiptar me banim në Terni të Italisë, i cili qëndronte me dokumente të rregultta në shtetin fqinj, por bënte jetë të parregullt të paktën në raport me gruan e tij.
Shqiptari u vu në prangat e policisë pasi keqtrajtonte familjen, dhunonte seksualisht të shoqen dhe e kishte kthyer në skllave.
Kërkesa për të ndërhyrë në ndalimin e dhunës kishte ardhur nga gruaja e cila pas 3 vitesh që kishte mbërritur në Itali, arriti të telefonojë policinë për ti dhënë fund makthit të saj.
Gruaja e moshës 38 vjeçare, pasi ishte rrahur për të disatën herë, ishte strehuar në dhomën e 3 fëmijëve të saj të moshës 14, 12 dhe 10 vjeçare dhe nga telefoni i dhomës së tyre kërkoi ndihmë nga policia.
Në kohën që efektivët e policisë mbërritën në banesën e të dëmtuarës panë të shoqin e saa i cili zbriste shkallët me vrull, ku dhe e bllokuan.
Brenda shtëpisë siç informon noa, ishte gruaja e tij e përqafuar me fëmijët, e nxirë dhe e gjakosur e cila u tha policëve se bashkëshorti ia kishte kthyer jetën në ferr.
Shqiptarja kishte mbërritur 3 vite më parë në Itali, por i shoqi e kishte ndaluar të punonte apo të komunikonte me njeri, duke i ndaluar edhe telefonin, pasi njëherë që e kishte parë duke folur në telefon me të afërmit e saj, e kishte rrahur duke e katandisur si mos më keq.
Sipas saj nëse në Shqipëri i shoqi kishte qenë xheloz, sapo kishte mbërritur në Itali ishte kthyer në posesiv dhe pinte në mënyrë të vazhdueshme alkool.
Në rrëfimin e saj në sy të të shoqit, ajo u tha policëve se ishte detyruar të kryente raporte seksuale të çdo natyre, edhe në prani të fëmijëve, duke u shkaktuar trauma.
Pavarësisht tentativave të mbrojtjes, gruaja rrëfeu se kur fëmijët ndërhynin për të shpëtuar nënën, ai i rrihte ata dhe u përdhunonte nënën para syve. /Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit