Zëvendësshefi i marinës ruse, Viktor Çirkov, ka bërë të ditur se Moska ka nisur bisedimet me Kubën, Vietnamin dhe Sejshellin, me qëllim hapjen e bazave detare atje.
Siç trasnemtojnë agjencitë ruse të lajmeve, Çirkov ka thënë se vendi i tij po punon për hapjen e objekteve të furnizimit dhe të mirëmbajtjes së anijeve në këto tri vende, por nuk ka dhënë detaje të tjera, njofton REL.
Baza e vetme detare e Rusisë jashtë territorit të ish-Bashkimit Sovjetik ndodhet në portin sirian të Tartusit.
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i cili në muajin mars është zgjedhur në këtë post për herë të tretë, ka premtuar se do të forcojë ushtrinë e vendit.kohaislame