3.6 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Pse shkenca nuk e mohon ekzistencën e Zotit?

Më të lexuarat

Biologjia, fizika, matematike, inxhinieria dhe mjekësia na ndihmojnë të kuptojmë botën, por ka edhe shumë gjëra të tjera në jetë që mbeten mister. Një numër i madh librash dhe artikujsh flasin se shkenca tashmë e ka mohuar ekzistencën e Zotit. Ne dimë shumë për Universin dhe autorët shpjegojnë se Zoti është i panevojshëm. Ata thonë se mund ta shpjegojnë se si funksionon Universi pa nevojën e një “krijuesi”.

A ka mundur shkenca moderne, nga fillimi i shekullit XX, të provojë se Zoti nuk ekziston siç pretendojnë disa komentatorë? Shkenca është e jashtëzakonshme, na mëson për jetën, botën dhe Universin. Por nuk ka zbuluar se përse u krijua Universi as çfarë e parapriu Big Bang-un.

Gjithashtu nuk shpjegon se si u krijuan organizmat e gjalla nga një lëndë jo e gjallë. Se si u lartësua vetëdija? Nga vjen vetëdija? Çfarë është ajo që na lejon neve njerëzve për të kuptuar misteret e biologjisë, fizikës, matematikës, inxhinierisë dhe mjekësisë? Dhe çfarë na lejon për të krijuar vepra të mëdha të artit, muzikës, arkitekturës dhe letërsisë?

Shkenca nuk mund t’i shpjegojë këto mistere të thella. Por, shumë më e rëndësishme se këto enigma, pyetja që vazhdon të mos marrë përgjigje është: Pse është Universi ynë kaq preciz, i krijuar posaçërisht për krijimin e jetës? Kjo pyetje ende nuk ka marrë përgjigje dhe ndoshta kurrë nuk do të marrë një zgjidhje shkencore.

Kjo pasi Universi është i ndërlikuar dhe shumë kompleks. Për të shpjeguar sjelljen kuantike-mekanike madje dhe të një grimce të vogël kërkon faqe e faqe të një matematike jashtëzakonisht të avancuar. Pse janë edhe grimcat më të vogla të materies në mënyrë të pabesueshme kaq komplikuara? Duket se ka një të fshehtë të madhe, “mençuri” ose struktura, apo një plan për të ngatërruar edhe elementin më të thjeshtë të natyrës.

Dhe situata bëhet shumë më e frikshme kur ne zgjerojmë pikëpamjen tonë për të gjithë kozmosin. Pse çdo gjë për të cilën ne kemi nevojë për të ekzistuar, ekziston? Si është e gjitha kjo e mundur pa ndonjë fuqi të jashtme e fshehtë për të orkestruar me saktësi dhe grimcat elementare të nevojshme për krijimin e të gjitha bazave të jetës? Një matematikan i madh britanik, Roger Penrose në bazë të parametrave fizike të Universitet ka përllogaritur mundësinë e krijimit të jetës. Sipas tij mundësia ka qenë 1 pjesëtuar për 10, në fuqi të 10 dhe sërish në fuqi të 123. Ky numër është aq afër zeros sa ndokush e imagjinon.

/Shekulli Online/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit