1.1 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Gjermani, “zhduken” 142 mijë refugjatë, opozita kërkon shpjegime

Më të lexuarat

Në Gjermani vazhdon ngërçi i dhjetëra mijëra refugjatëve të zhdukur dhe opozita i kërkoi qeverisë të shpjegojë çfarë ka ndodhur me këta njerëz; kanë kaluar në ilegalitet në një vend tjetër apo janë regjistruar gabim?

“Süddeutsche Zeitung” raportoi së fundi se, gati një në 8 refugjatë zhduken nga radari i autoriteteve. Vitin e kaluar, rreth 13% e refugjatëve të regjistruar nuk u paraqitën në qendrat e pranimit, njofton TCH.

Gjatë 2015-s, në këtë vend u regjistruan 1.1 milionë refugjatë me të ashtuquajturin sistem “EASY”, i cili bën shpërndarjen e parë të emigrantëve. Sipas përllogaritjeve, rezulton që autoriteteve gjermane t’iu kenë “humbur” 142 mijë vetë.

Ministria e Vrendshme përmend si arsye të mundshme vazhdimin e udhëtimit të refugjatëve në vende të tjera, por edhe kalimin e tyre në ilegalitet. Këtu bëjnë pjesë edhe ata njerëz, që janë strehuar te të afërmit, thotë një zëdhënës i saj.

Nuk përjashtohet, megjithatë, mundësia që për zhdukjen e refugjatëve të jetë përgjegjëse edhe “softëare”-i i regjistrimit. “EASY” është një instrument shpërndarës i emigrantëve në landet gjermane, por pa qenë i programuar që të përfshijë të dhënat personale të tyre.

Për të minimizuar këtë problem, autoritetet vendase kanë marrë disa masa, siç është futja në shkallë të gjerë e “letërnjoftimit të mbërritjes” për refugjatët, apo lehtësimi i shkëmbimit të të dhënave mes autoriteteve, të cilat duhet ta ulin ndjeshëm numrin e të zhdukurve në të ardhmen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit