0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Fshati i vjetër gjashtë shekullor shqiptarë në mes të Turqisë

Më të lexuarat

Edhe pse ka shumë tregime lidhur me origjinën e emrit, çdo tregim lidhet me “shqiptarët”. Arnavutkoy në Stamboll, ruan kornizat e lagjes si ato të shekujve më parë, dhe vetë forma mistike tregon për vjetërsinë e kësaj lagjeje.

Kjo lagje është pika e bashkimit të shkëlqimit dhe qetësisë. Një lagje të cilën e do gjithkush, si për të jetuar ashtu edhe për të shëtitur. Ky është një vend që e ruan strukturën tradicionale shumëvjeçare, sa do që me kalimin e viteve kjo strukturë po zvogëlohet.

Emri i kishte mbetur për arsye se menjëherë pas çlirimit të Stambollit nga Sulltan Fatihu, ai e kishte pushtuar edhe Shqipërinë. Besohet se emri i kësaj lagjeje të jetë vënë në bazë të ushtarëve shqiptarë të cilët thuhet se kanë luftuar në krah të Sulltan Fatihut në betejën për çlirimin e Stambollit, familjet e të cilëve u vendosen aty pas marrjes së qytetit nga ana e turqve.
Shqiptarët që kishin ardhur, ai i ka organizuar në këtë lagje, dhe si rezultat i ka mbetur emri që ka domethënien Fshati Shqiptarë (Arnavutkoy). Por, vendi ekziston edhe para çlirimit të Stambollit, veçse emri i është dhënë pas çlirimit, shkruan portali Star.com.tr.

Por kohë pas kohe, ky vend ishte i banueshëm nga njerëz të etnive të ndryshme. Në shekujt 14 dhe 15 kur turqit kishin rritur presionin e tyre ndaj Perandorisë Bizantine, nga ky vend ishin larguar shumë njerëz, dhe si rezultat mbikëqyrja e tij stagnoi. Ndërsa gjatë perandorisë osmane, ky vend ishte i banuar më shumë nga romët dhe çifutët, transmeton lajmi.net.

Bukuria natyrore si ajo e Arnavutkoyit mund të gjendet shumë radhë. Kur kësaj i shtohet edhe arkitektura e vjetër, e cila edhe pse me disa dëmtime është ruajtur mjaft mirë, kjo lagje bëhet shënjestra e të gjithë turistëve. Edhe bizneset e reja që janë hapur, mundohen t’i përshtaten kulturës së arkitekturës së vjetër. Pra, mund të thuhet që edhe vendet e ndërtuara më vonë, nuk mund të dallohen që janë më të reja.

Një fakt tjetër që posedon kjo lagje, është edhe pika më e thellë e marmarasë dhe e bosforit. Pika më e thellë është thellësia prej 100 metra që gjendet këtu. Por, ky vend rrezikohet nga rrjedhjet e shpejta të ujit. Tregohet se në rastet kur këto valë ishin aq të shpejta e të forta, anijet tërhiqeshin me litarë. (lajmi.net)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit