-0.5 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Së shpejti publike emrat e ish-spiunëve në Maqedoni

Më të lexuarat

Në disa portale maqedonase janë publikuar emrat e 10 spiunëve të ish-shërbimeve sekrete, kryesisht UDB-së, pas miratimit të Ligjit të ri për lustrimin.

Sipas ligjit të ri, emrat e ish-bashkëpunëtorëve të shërbimeve sekrete policore do të bëhen publike për opinionin me emër dhe mbiemër.

Komisioni për lustrimin ka bërë të ditur se gjatë ditëve të ardhshme do të përfundojë procedurat ligjore për shpalljen e emrave të ish-spiunëve dhe bashkëpunëtorëve të organeve të sigurimit shtetëror. Portali “MKD” në gjuhën maqedonase ka shkruar se procedura deri tani është përfunduar për 10 persona që kanë pasur dosje për bashkëpunim me organet e sigurimit shtetëror, por që janë të njohur edhe si bartës të funksioneve në të kaluarën. Në mesin e tyre janë tre shqiptarë, kryesisht ish-gazetarë, emrat e të cilëve janë të njohur për redaksinë.

Por portali “MKD” ka publikuar emrat e tyre dhe se sipas këtij portali ata janë: Kiro Jançev, Milenko Gaber, Branko Temov, Stojan Çaminski, Kire Dojçinovski, Rexhep Zllatku, Mustafa Spahiu, Hisen Shaqiri, Mihaill Andreev dhe Gjorgji Prculovski.

Por, disa nga emrat e publikuar kanë bërë ankesat e tyre pranë instancave të tjera institucionale dhe kanë mohuar involvimin e tyre në shërbimet sekrete të së kaluarës.

Një grup intelektualësh dhe shoqatash joqeveritare kanë kundërshtuar ligjin për lustrim dhe kanë kërkuar anulimin e tij, për shkak të keqpërdorimeve politike që sipas tyre do të bëj pushteti aktual. (INA/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit