1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Turqi, ftohen pesë ambasadorët e vendeve anëtare të KS-OKB-së lidhur me sulmin terrorist

Më të lexuarat

Ambasadorët e pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së janë ftuar në MPJ-në e Turqisë për t’u informuar mbi sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Ankara

ANKARA (AA) – Ambasadorët e pesë shteteve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, kryetari i Delegacionit të BE-së në Turqi dhe Ambasadori i Holandës në Ankara vendi i të cilit e ka presidencën e BE-së janë ftuar në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Turqisë për t’u informuar mbi sulmin terrorist që ndodhi mbrëmë në Ankara, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet diplomatike MPJ e Turqisë ka ftuar për të informuar ambasadorin e SHBA-së John Bass, ambasadorin e Gjermanisë Martin Erdmann, ambasadorin e Rusisë Andrey Gennadiyeviç Karlov, ambasadorin e Britanisë Richard Moore, ambasadorin e Francës Charles Fries, ambasadorin e Kinës Yu Hong Yang, ambasadorin në Ankara të Holandës e cila ka dhe presidencën e BE-së Cornelis Van Rij dhe kryetarin e Delegacionit të BE-së në Turqi ambasadorin Hansjörg Haber.

Theksohet se nënsekretari i Ministrisë Feridun Sinirlioglu, po zhvillon takime të veçanta me ambasadorët.

Kryeministri turk Ahmet Davutoglu, më parë deklaroi se do ti jepte udhëzime ministrit të Jashtëm Mevlut Çavushoglu që në lidhje me sulmin terrorist në Ankara të ftonte ambasadorët e pesë vendeve të përhershme të OKB-së dhe ambasadorët e vendeve aleate dhe mike ku atyre do t’u jepeshin informacione dhe dokumente në lidhje me sulmin.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit