4.7 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Hafizi shehid nga Tetova, Sherif ef. Sherifi (1860 – 1913)

Më të lexuarat

Është njëri nga shehidët e Luftërave Ballkanike, i cili me armë në dorë iu kundërvu armikut për ta shpëtuar atdheun nga gllabërimi i agresorit serb në vitin 1913. U lind në Tetovë në vitin 1860. Hfz. Sherifi shërbente si imam në Tetovë. Në vitin 1913, kur Serbia u vërsul kundër trojeve shqiptare, ky kapi armët dhe u vu në ballë të njësiteve patriotike (vullnetare) në malet e Sharrit përmbi fshatin Buzovc dhe luftoi heroikisht kundër forcave serbe.

Ra shehid në këtë luftë – për mbrojtjen e lirisë së atdheut – porse vendi i tij mbeti nën zgjedhën serbe. Përkohësisht e varrosën në Buzovcë. Më vonë është zhvarros dhe është bërë rivarrimi i tij në Tetovë.

(Burimi:  Feti Mehdiu, Hafizët tanë gjatë historisë shekulli XVIII–2010 – Leksikon, Prishtinë, 2010.)

(Islampress)

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit