-0.2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Dhjetë këshilla për të zvogëluar djersitjen

Më të lexuarat

Djersa vetvetiu nuk ka aromë, por nxit rritjen e baktereve të cilat shfaqen në mënyrë natyrale në lëkurën tuaj. Këto baktere dekompozojnë djersën dhe lirojnë acidet yndyrore, të cilat krijojnë aromë të pakëndshme. Megjithatë, me ndihmën e disa këshillave mund të zvogëloni djersitjen.

1. Bëni dush dy herë në ditë

Për të shmangur aromën e pakëndshme, duhet të bëni dush të paktën dy herë në ditë dhe pas ushtrimeve dhe atë me sapun antibakterial. Kini kujdes që të fshiheni mirë para se të visheni përsëri. Gjithsesi lani rrobat në të cilat jeni djersitur.

2. Vishni rroba komode

Vishni rroba komode të cilat janë prodhuar nga materiali natyral, siç është pambuku. Mëndafshi është po ashtu material natyral,por djersa mund të dëmtojë përgjithmonë këtë material të ndjeshëm, kështu që nëse vuani nga djersitja e tepruar shmangni veshjen e mëndafshit. Materialet natyrale lejojnë qarkullimin e ajrit dhe ndihmojnë avullimin natyral të djersës nga trupi.

3. Ushqimi i shëndetshëm dhe ushtrimet

Ushtrimet mund të përmirësojnë qarkullimin e përgjithshëm në trupin tuaj çka ndikon në ftohjen dhe që trupi juaj të mbetet “i ftohët”. Yndyrat ndikojnë në rritjen e temperaturës së brendshme trupore, prandaj kini kujdes që të ushtroni rregullisht dhe të hani ushqim të balancuar të shëndetshëm, me shumë pemë dhe perime.

4. Shmangi pijet stimuluese

Kafeina, alkooli dhe pijet energjetike stimulojnë sistemin nervor dhe mund të nxisin djersitjen e shtuar. Tentoni që të përdorni sa më pak pije energjetike dhe pini më së shumti dy filxhanë kafe ose çaj në ditë.

5. Pini shumë ujë

Rreth dy litra në ditë, në veçanti nëse djersiteni shumë, uji do ta parandalojë dehidrimin e trupit.

6. Relaksohuni

Ankthi mund të shkaktojë djersitje prandaj mendoni të filloni të ushtroni teknikat e relaksimit si joga. Punoni në përmirësimin e vetëbesimit ashtu që të mos shqetësoheni ose të ndiheni me siklet për shkak të gjërave të panevojshme.

7. Përdorni pudër të fëmijëve

Djersitja e tepruar mund të nxisë dhimbje dhe therje, prandaj në zonat e ndjeshme pas dushit përdorni pudër të fëmijëve në pluhur. Ai do tu ndihmojë ta mbani lëkurën e butë dhe të thatë.

8. Antiperspirantët/deodorantët

Antiperspirantët mund të jenë shumë efikas në reduktimin e djersitjes dhe maskimin e aromës. Po ashtu mund të blini sprej për ftohje të fytyrës. Nëse djersiteni për së tepërmi mund të blini antiperspirant më të fortë i cili përmban klorid alumini, i cili aplikohet gjatë natës në lëkurë të thatë, prandaj është më efikas në bllokimin e gjëndrave të djersitjes. Megjithatë, preparatet e tilla të cilat bllokojnë gjëndrat nuk janë të mira për shëndet.

9. Sherbela

Për sherbelën tashmë një kohë të gjatë konsiderohet që redukton djersitjen, prandaj mund të provoni të pini çaj të kësaj bime dhe atë dy herë në ditë.

10. Shtrihuni

Për ndonjë arsye nervat të cilat aktivizojnë djersën nën sqetull në masë të madhe bllokohen kur shtrihemi. Gjatë kohës së ditëve të ngrohta është e nevojshme që të shtriheni disa minuta në ndonjë vend të ftohtë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit