1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Imami: Sekretet të mos i tregohen Ramës

Më të lexuarat

Ministri i Mbrojtjes, Arben Imami, në deklarimin për median ka folur për hetimin fizik në Ministrinë e Mbrojtjes.
“Jua përmenda edhe sot zotërinjve të nderuar të këtij komisioni. Duhet të ngrihet një nënkomision me tre apo katër njerëz të besueshëm të grupeve parlamentare që të betohen për sekretin së pari, dhe kur të dalin nga ai komision, të dalin me një deklaratë të përbashkët dhe të mos informojnë as kryetarët e partive se çfarë kanë parë, as gratë e tyre, por të thonë ka apo nuk ka përgjime. Unë jam i interesuar në këtë moment më tepër se kushdo tjetër për këtë lloj kontrolli”, tha Imami, raporton gazeta “Shqip”.
Ai hodhi poshtë se përgjimet janë bërë edhe ndaj diplomatëve.
“Dua të nënvizoj që provokimi që janë përgjuar edhe diplomatë nuk shkon. Nuk jemi në kohën e Traktatit të Varshavës që të përgjohen diplomatët e vendeve të Perëndimit. Kjo është një çështje e së shkuarës, por edhe kjo tullumbace e dytë shumë shpejt do të plasë. Në këtë kontekst, presioni që ushtrohet nuk është i mirë as për shërbimin, as për reputacionin e SHIU-t. Po them edhe njëherë, për çfarëdolloj gjëje, që është e lidhur me këtë fushë, duhet të ngrihet një komision dhe ky komision të shohë gjithçka, madje më tepër sesa shikon ministri vetë. Unë kur kam shkuar dhe kam bërë takimin e parë në SHIU, një oficer i ri më tha: ‘Z. ministër, qëndro aty…’ Kjo është mënyra sesi punohet. As ministri nuk i di të gjitha. Ky komision le t’i dijë të gjitha, le të dijë më shumë se ministri, por të jetë një komision i ngritur me ligj”, tha Imami./Indeksonline/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit