1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

President i Austrisë mesazh urimi Bujar Nishanit

Më të lexuarat

TIRANE- Presidenti i zgjedhur i Republikës Bujar Nishani ka marë një mesazh urimi me rastin e zgjedhjes në këtë detyrë nga Presidenti i Republikës Federale të Austrisë Z. Heinz Fischer.

Në mesazhin e urimit thuhet:
“Dëshiroj t’ju uroj përzemërsisht për zgjedhjen tuaj si President i Republikës së Shqipërisë. Austria dhe Shqipëria janë të lidhura prej kohësh jo vetëm nëpërmjet një bashkëpunimi intensiv në marrëdhëniet bilaterale dhe multilaterale, por edhe nëpërmjet një miqësie tradicionale, ndërkohë që zgjedhja juaj përkon me 100-vjetorin Pavarësisë së Shqipërisë. Ju uroj sukses në detyrat e rëndësishme që keni përpara, veçanërisht përsa i përket integrimit të vendit tuaj në Bashkimin Europian. Ju garantoj që Austria do të jetë një partner i sigurtë në marrëdhëniet mes të dy vendeve, e po ashtu për mbështetjen e Shqipërisë në rrugën drejt Bashkimit Europian”, thuhet në mesazhin e urimit.
(m.a/BalkanWeb)kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit