7.3 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Kjo është atletja e parë amerikane me shami në Olimpiadë

Më të lexuarat

Para se të merr një pikë, ajo do të bëjë histori këtë verë në Rio de Janeiro. Ajo do të jetë atletja e parë amerikane me shami apo hixhab që do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike.

Ibtihaj Muhammad këtë të drejtë e ka fituar pasi ka arritur të renditet në vendin e tretë të kampionatit botëror me shpata në Athinë.

Athina zyrtare ishte organizatore e botërorit të njohur si “Women’s Sabre World Cup”, ku Muhamed fitoi 20 pikë, përkatësisht medaljen e bronztë në emër të SHBA-ve, transmeton Telegrafi.

Ibtihaj Muhammad  e ka përshkruar këtë arritje duke thënë se as gjinia, as raca apo fe, nuk duhet ti largojnë sportistët nga ëndrra e tyre.

“Me këtë, dua të dëshmoj se me punë mund të arrihet çdo gjë dhe dua që jem shembull për të gjithë pa marr parasysh gjini, fe apo racë”, tha 30-vjeçarja.

Kujtojmë se Lojërat Olimpike do të mbahen gjatë kësaj vere në Rio de Janiero të Brazilit, ndërsa edhe Kosova do të prezantohet me disa sportistë, mesin e tyre, kampionen botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit