-4.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

“Vullkani i Damaskut”

Më të lexuarat

Qendra e kryeqytetit të Sirisë është shndërruar në një arenë luftimesh mes ushtrisë dhe kryengritësve, të cilët kanë ndërmarrë operacionin e quajtur “Vullkani i Damaskut”.

Të shtëna u raportuan edhe në rrugët qëndrore dhe sheshin “Sabaa Bahrat” ku ndodhet Banka Kombëtare.

Beteja po përhapet në të gjithë Sirinë, por e përqendruar në Damask ku kryengritësit, të armatosur dhe më të organizuar, po përballen me ushtrinë dhe milicinë e regjimit të presidentit Bashar al Assad.

Janë parë helikopterë luftarake duke lëshuar predha, për herë të parë prej marsit të vitit te kaluar. Kryengritësit i thanë agjensisë së lajmeve “Reuters” se kanë goditur dhe dhe rrëzuar një helikopter në Kabun.

Ushtria e Lirë Siriane, e drejtuar nga opozita, shpalli operacionin “Vullkani i Damaskut” dhe bëri thirrje për të intensifikuar sulmet kundër objektivave të regjimit dhe për të bllokuar rrugët kryesore në të gjithë vendin.

Një nga grupet opozitare më të mëdha dhe të organizuara në vend, “Vëllazëria Myslimane”, iu drejtua të gjithë sirianeve duke i kërkuar t’i bashkohen të ashtuquajturës “betejë vendimtare”, raporton TCH.

Ndërkohë të martën paradite, politikani më i lartë sirian që u kthye në krahun e opozitës, i tha BBC-së se regjimi i Assadit nuk do të ngurrojë të përdorë edhe armë kimike nëse do të ndodhet në pozicion të vështirë.

Navaf Fares, ish-ambasadori sirian në Irak, tha se njoftime të pakonfirmuara tregojnë se armë të tilla mbase mund të jenë përdorur tashmë. Ai gjithashtu tha se shpërthimet e mëdha në të gjithë Sirinë janë orkestruar nga regjimi në bashkëpunim me Al-Qaedan.

Po ashtu, të hënën, i dërguari i OKB-së dhe Lidhjes Arabe, Kofi Annan, ka biseduar me presidentin rus, Vladimir Putin mbi gjendjen në Siri.

Rusia është një aleat kyç i Sirisë dhe takimi vjen mes presionit në rritje të Perëndimit që po këkron të ndërhyjë për ta shpëtuar vendin, i cili ka qenë në trazira që nga marsi i vitit të kaluar, kur nisi kryengritja kundër regjimit të Assadit.

Annan tha se mbetet optimist që Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mund të arrijë një marrëveshje me Sirinë përkundër qëndrimeve të ashpra të të gjitha palëve. Pas takimit që zhvilloi në Moskë me presidentin rus, Annan tha se shpreson që anëtarët e Këshillit të Sigurimit të jenë në gjendje të gjejnë formulimet e pranueshme për të gjithë.

“Pres që Këshilli të dërgojë një sinjal se duhet të ndalen vrasjet dhe se gjendja në terren është e papranueshme”, u shpreh Annan.

Të njejtën gje e pohoi dhe ministri i jashtëm rus, Sergej Lavrov, duke thënë se nuk sheh arsye përse Këshilli i Sigurimit të mos gjejë konsensusin për një rezolutë rreth krizës në Siri. “Nuk shoh ndonjë arsye se përse nuk mund të pajtohemi edhe në Këshillin e Sigurimit. Ne jemi të gatshëm për këtë”, citon agjencia e lajmeve AFP, shefin e diplomacisë ruse.

Por qe prej tre muajsh Rusia ka paralajmëruar veto në projektrezolutën e shteteve përendimore anëtare të Këshillit të Sigurimit. Miratimi i kësaj projektrezolute do t’i hapte rrugën edhe ndërhyrjes ushtarake, që ka si qëllim shpëtimin e popullatës civile në Siri, ku që prej marsit të vitit të kaluar janë vrarë mbi 16 mijë veta.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit