1.6 C
Pristina
Thursday, November 21, 2024

Besiana F. Xharra e kërcnon Mulla Osmanin – Hoxha i publikon mesazhet e saja

Më të lexuarat

Gazetarja Besiana F. Xharra ka kërcnuar Mulla Osman Musliun nëpërmjet mesazheve, ku ky i fundit ka reaguar duke i publikuar në rrjetin social mesazhet fyese dhe kërcnimin e saj, ja postimi i plotë i Mulla Osmanit:

Me vjen shume keq dhe jam shume i mërzitur se si ka mundësi pas gjithë kësaj ngjarje kaq te rende ne Xhaminë e Drenasit ku kemi qene para një tragjedie prej se cilës kemi shpëtuar fal ndihmës se Zotit, te ketë kaq urrejtje dhe personalizime nga disa njerëz qe shtiren si intelektuale e patriote. Me poshtë mund te shikoni fyerjet, ofendimet dhe kercenimet qe mu drejtuan nga e bija e Fahri Xharres, Besiana e cila është nje gazetare ne një gazete te respektuar ne Kosove siç është “ZERI”, qe thërret ne demokraci, liri te shprehjes dhe mendimit, bashkëpunim te ndërsjellët qe deri tani nuk ka munguar nga ana ime. Por ne rastin e fundit çuditërisht kjo gazetare dhe gazete ka marr një qëndrim te çuditshme saqë nuk e pa te rëndësishme qe ta beje madje as lajme një ngjarje kaq me peshe dhe tragjike për Drenasin dhe besimtaret e tij.
Ndihem keq qe kjo ngjarje po tentohet te personalizohet dhe te kthehet ne konflikte personale. Unë prej fillimit kam thëne se kjo është një ngjarje qe nuk ka për qëllim vetëm Mulla Osmanin por ka për qellim Kosovën dhe destabilizimin e saj. Kërkoj edhe një here qe te mos bie kaq poshtë niveli i debatit dhe te mos ofendohen e kercënohen njerëzit ne ketë mënyre kaq te ulet. Madje mund te them se ky nivel i sulmit ndaj meje pa asnjë fakt nuk ka shumë dallim nga mentaliteti i regjimit serbe apo ISIS’it që po e shkatërron lirin e mendimit dhe hapësirën për debat duke terrorizuar njerëzit.
Me poshtë mund te shihni edhe vet nivelin e bisedës apo kercënimeve te ulëta nga kjo gazetare Besiana F. Xharra duke mu drejtuar mua nga facebooku i saj.

 

M1 M2 M3 M4 M5 M6 M7 M8

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit