15.4 C
Pristina
Sunday, August 14, 2022

Iraku kundërshton organizimin e referendumit për pavarësinë e rajonit të Kurdistanit

Më të lexuarat

Qeveria e Irakut e ka deklaruar të paligjshëm vendimin e kurdëve për organizimin e referendumit për ndarjen e rajonit të Kurdistanit nga Iraku.

Sa’ad Al-Hadithi, zëdhënësi i kryeministrit irakian Hejdar Ebadi, në një intervistë me kanalin Bloomberg ka reaguar ndaj vendimit të kurdëve për organizimin e referendumit për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut.
Ai deklaroi se çfarëdo veprimi i njëanshëm që bëhet nga çdo parti dhe grup pa koordinimin dhe pa pëlqimin e qeverisë qendrore të Bagdadit, konsiderohet shkelje e Kushtetutës së Irakut dhe si i tillë është i paligjshëm.
Vlen të theksohet se Ferdos Al-Avadi, deputet i koalicionit “Shteti i Ligjit” në Parlamentin e Irakut, gjithashtu ka deklaruar se veprimi i Niçervan Barzani, kryetari i qeverisë lokale të Kurdistanit të Irakut, për ta informuar Bashkimin Evropian për vendimin e kurdëve për organizimin e referendumit për pavarësinë e këtij rajoni nga Iraku, konsiderohet grusht shtet kundër legjitimitetit dhe mosrespekt ndaj qeverisë qendrore të Bagdadit.
Vlen të theksohet se kryetari i qeverisë lokale të Kurdistanit të Irakut ka njoftuar për organizimin e referendumit në të ardhmen e afërt për pavarësinë e Kurdistanit të Irakut.
- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit