3.4 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Kumbulla dhe dobitë e saj

Më të lexuarat

Kumbulla (emeri latin: Prunus domestica) është bimë drunore, e cila mund të rritet edhe deri në 10 metra. Është mjaft e degëzuar, me gjethe ovale të dhëmbëzuara dhe me lule të imta e të bardha. Lulet përqendrohen në degë të shkurtëra dhe kryesisht nga dy së bashku. Fruti është i zgjatur, i lëngshëm me gjyrë të kaltërt të mbyllët. Fruti ka edhe bërthamë. Rritet në plantacione. Ka varietete të shumta.

Nëse ju pëlqejnë kumbullat e thata ju japim edhe një arsye shtesë për t’i ngrënë ato- janë të mira për eshtrat.

Shkencëtarët pranë Universitetit të Floridës në Oklahoma kanë vërtetuar se konsumimi i dhjetë kumbullave të thata në ditë përmirëson dendësinë e eshtrave.

Autorët e studimit thonë se asnjë nga pemët tjera nuk e ka pasur këtë efekt në dendësinë e eshtrave sikurse kumbullat.

Rezultatet janë fituar pas studimit njëvjeçar të dy grupeve të femrave, njëri prej të cilave ka ngrënë kumbulla, dhe në fund ka rezultuar me dendësi më të mirë të eshtrave.

Dobi të tjera

Fruti i kumbulles i konzervuar ne form hashavi (kumbull e thare) dhe e konservuar ne friz per prodhim komposto, kane veti sheruese-lehtesim ne rastet e maeasellit te brendshem sidomos te zorra e trashe. ndihmon dhe lehteson jashteqitjen.
Kumbullat janë mjaft të rëndësishme në ushqim. Vetite shëruese të kumbullës ndikojnë në sëmundjet e veshkave, sëmundjët e mëlçisë dhe tek paraqitja e reumës. Rregullon punën e zorrëve.Vetite sheruese te kumbulles ne forme komposto vijne ne shprehje edhe te semundjet dhe veshtiresite te hemoroidet e brendshme.Rregullon jashteqitjen dhe qeteson dhimbjen.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit