-2.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Kryeministri i Turqisë namazin e xhumasë e fali në Qabe

Më të lexuarat

Kryeminstri turk Ahmet Davutoğlu i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Arabinë Saudite, e fali namazin e xhumasë në Qabe, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryeminstri turk në kuadër të vizitës së tij në Arabinë Saudite i vizitoi tokat e shenjta në Mekë.

Davutoğlu pasi e fali namazin e mëngjesit në Qabe së bashku me ata të cilët e shoqëronin shfrytëzoi rastin që të kryej umren, pelegrinazh i cili ndryshe nga haxhi mund të kryhet në çdo kohë të vitit. Ai më pas pushoi në ndërtesën për vizitorë të Mbretërisë pranë Mesxhid-i Haram.

Kryeministri Davutoğlu më pas bashkë me të tjerët përsëri kaluan në Qabe ku edhe e falën namazin e xhumasë.

Davutoğlun në këtë vizitë e shoqëruan zëvendës/kryeministrat Yalcin Akdogan dhe Lutfi Elvan, ministri i Ekonomisë Mustafa Elitas, ministri i Punëve të Brendshme Efkan Ala, ministri i Mbrojtjes Kombëtare Ismet Yilmaz, ministri i Transportit, Çështjeve Detare dhe Komunikimit Binali Yildirim, shefi i intelegjencës turke Hakan Fidan dhe disa deputetë, të cilët gjithashtu e falën namazin e xhumasë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit