3.7 C
Pristina
Saturday, December 28, 2024

U zhduk para 5 ditësh 16-vjeçarja letër prindërve: “Më falni që ju lë me turp”

Më të lexuarat

KORCE – “Më falni që po ju lë me turp. Unë po largohem nga shtëpia, por jo me atë që dini ju. Ju lutem mos më kërkoni më. Unë ju dua fort”. Ky është teksti i letrës së Eriselda Qelepirit, 16-vjeçares nga qyteti i Bilishtit, e cila rezulton e zhdukur që prej pesë ditësh.

Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Qarkut të Korçës pohojnë se minorenia është larguar nga banesa e saj në orët e para të mëngjesit të së premtes, pa dijeninë e pjesëtarëve të familjes.

Moskthimi në shtëpi i vajzës ka alarmuar prindërit, të cilët kanë gjetur dhe një letër “lamtumire” në dhomën e saj. Fillimisht, pjesëtarët e familjes Qelepiri kanë menduar se Eriselda mund të ishte me të dashurin e saj. Ata janë tronditur kur kanë gjetur letrën, ku 16-vjeçarja sqaronte se kishte marrë arratinë me një person tjetër.

Dje, rreth orës 12:00, babai i vajzës, Klajdi Qelepiri ka bërë denoncim në Komisariatin e Bilishtit. 37-vjeçari banues në lagjen Nr.1 të këtij qyteti u ka kërkuar ndihmë uniformave blu për gjetjen e së bijës. Mësohet se kryefamiljari ka deklaruar në polici se vajza e tij kishte pasur një lidhje serioze më një të ri në këtë qytet, lidhje e cila shumë shpejt pritej të finalizohej me fejesë.

“Ju lutem më gjeni vajzën. Në letër ka shkruar se është larguar me një person që ne nuk e njohim. Kemi frikë se mund ta trafikojnë jashtë vendit”, ka thënë babai i 16-vjeçares. Menjëherë pas denoncimit, policia ka nisur punën për gjetjen e minorenes. Sipas policisë lokale, dyshohet se Eriselda Qelepiri mund të jetë larguar me dëshirën e saj nga banesa, pasi mund të ketë gjetur një të dashur tjetër. Pavarësisht kësaj, blutë kanë marrë në pyetje dhe shoqet e 16-vjeçares së zhdukur.

Pas hetimeve të kryera, dyshohet që Eriselda të jetë në qytetin e Durrësit. Gjithashtu, mësohet se policia ka shpallur në kërkim vajzën dhe fotografinë e saj ua ka kaluar edhe komisariateve të policisë së rretheve të tjera. Kjo me qëllim që të mos lejohet largimi i saj jashtë vendit tonë.bw/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit