2 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

I mbijetuari i tragjedisë, mbi 23 vjet në kërkim të drejtësisë

Më të lexuarat

Fatkeqësi, rrezik për jetën dhe 23 vite zvarritje nëpër gjykatat e Maqedonisë për të kërkuar drejtësinë. Kjo është historia e Islam Dikës nga fshati Livadhi i Strugës, i cili është njëri nga 11 të mbijetuarit e rënies së aeroplanit në Aeroportin e Shkupit në vitin 1993 i cili mori jetët e 89 udhëtarëve tjerë. Si mërgimtar në Zvicë, Islam Dika më 5 mars të vitit ‘93, duke u kthyer për në shtëpi, përjetoi tmerrin e rënies dhe shpërthimit të aeroplanit, dhe më pas qëndroi gjashtë ditë në gjendje kome në Spitalin ushtarak në Shkup.Por siç tregon Islami për TV SHENJA, pas daljes nga koma, u ballafaqua me plot sfida dhe probleme. Pasi ka mbetur i paaftë për punë, zvarritet më shumë se dy dekada nepër gjyjkatat e Maqedonisë, për të siguruar të drejtën e pensionit nga kompania angleze që ka siguruar aeroplanin. Islami sqaronse, edhe pse Kompania angleze e sigurimeve LLOID, ka pranuar që të merren vesht, avokatët në Maqedoni dhe gjykatat vazhdimisht e zvarrisin procesin, gjë që lë dyshime se janë të korruptuara për këtë rast.

“Pasi shkoj padia në Londër, ata u paraqitën përmes telefonit, thanë që sigurimi është dakord të paguaj harxhimet që janë të domosdoshme të paguhen nga sigurimi, për shkak se ata e bënë dëmin, pasi ata përfaqësuan zyrën e avokatëve Polenak, u bë një dallavere që doli gjykata e korruptuar në këtë mënyrë, pasi gjykata del mbrojtëse e kompanisë, kurse ata janë të gatshëm që të pagojnë, ndërsa këta thonë që mos pagojë”, deklaroi për Tv Shenja, Islam Dika.

Islam Dika, akuzon avokatët e lartëpërmedur se në seancat gjyqësore janë paraqitur pa autorizim ndërsa përfaqësuesit e gjykatave në Shkup, se kanë intervenuar në gjykatën e Strugës, që mos i japin këtij rasti as epilog pozitiv e as negativ.

“Edhe gjykatësja e ka përmendur se prej Shkupit është kjo, sa nuk e ka treguar edhe emrin kush, por intervenime ka prej Shkupit, nuk mundemi neve dhe e ka sjellë vendimin as pozitiv as negativ”, shtoi më tej ai.

Islami, thotë se është ankuar edhe në Gjykatën e apelit, por tash sa muaj, ende nuk është çelur numër lënde. Ai dyshon se edhe në këtë gjykatë bëhet zvarritje derisa ta gjejnë gjykatësin që do e rrëzojë ankesën e tij.  Ai nuk ka gjetur mbështetje as edhe nga avokati i popullit dhe partitë shqiptare.

“Jam drejtuar edhe tek avokati i popullit kur avokati i popullit nuk ka marrë asnjë ingerencë. Jam drejtuar ministrisë së drejtësisë ku ministri është shqiptarë, nuk mund të lë as termin”, tha Islami.

Nga dëshpërimi i madh i mosgjetjes së drejtësisë dhe shtypjes nga institucionet e vendit,  Islami apelon për ndihmë të cilën është i gatshëm ta paguaj me shuma të mëdha.

“Kush mundet të intervenojë që mua të më ndihmo në mënyrë të ligjshme që mua të më ndihmojë, unë do të jap shpërblim prej 100 mijë deri në 500 mijë franga zvicerane, sipas marrëveshje që do t kryhet nga ana jonë”, ka deklaruar më tej Dika.

Dika nuk e ka në plan të dorëzohet derisa të gjejë drejtësinë, pasi siç thekson ai e ka të gjithë dokumentacionin e duhur që ia garanton atij pensionin nga kompania angleze e sigurimeve Loid dhe nuk do të lejojë që gjykatat e korruptuara në vend t’ia mohojnë të drejtat e tij.

Mefail Ismaili /SHENJA/

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit