1.1 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Lëvizja BESA – Gostivar: Nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme të Gostivarit u anulohet e drejta për transport falas

Më të lexuarat

Pas njoftimit se për shkaqe të panjohura për opinion publik pikërisht në ditën e parë të procesit mësimor në gjysmëvjetorin e dytë nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme në Komunën e Gostivarit u anulohet e drejta e shfrytëzimit të transportit pa pagesë, Lëvizja BESA alarmon se kështu po bëhet një padrejtësi ndaj nxënësve që e kanë të garantuar këtë të drejtë. Në këtë mënyrë buxhetet familjare, që për çdo ditë janë me fuqi blerëse gjithnjë më të dobët, do të keqësohen edhe më shumë, ndërsa krejt kjo vjen si pasojë e keqmenaxhimit të administratës së Komunës së Gostivarit.

Vetë akti i diskriminimit është i shëmtuar dhe i patolerueshëm, por sikur të mos mjaftojë vetëm kjo, ajo plotësohet edhe me mënyrën se si aty për aty kjo u komunikohet nxënësve: “Deri më 05 Shkurt duhet të paguani për transport dhe pastaj këtë do ta mbulojë Komuna”. Për keqardhje është të theksohet që vendimi i marrë me lehtësi dhe pa asnjë fije të përgjegjësisë shoqërore dhe njerëzore nuk i merr parasysh pasojat që do të vijnë nga ky vendim.

Prandaj Lëvizja BESA – Gostivar pyet: çfarë do të ndodhë me ato vogëlushe dhe vogëlushë që ose nuk kanë para atë ditë ose kanë vetëm sa për një ushqim në mëngjes? Thjesht, shumë thjesht, ata do të duhet të ecin në këmbë atë distancë prej dy e më shumë kilometra deri në shkollë, duke mos e ditur se gjithë kjo ka ndodhur për shkak se “diçka me procedurat nuk ka shkuar në rregull”.

Me këtë rast dëshirojmë të theksojmë se Lëvizja BESA do të jetë gjithnjë në mbrojtje të të drejtave dhe nevojave të qytetarëve, ndërsa nuk do të përtojë të ndërmarrë edhe masa më të ashpra nëse vazhdon ky diskriminim i nxënësve.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit