0.3 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Jahjaga si gjimaziste, ditarin plot me njësha (Dokument)

Më të lexuarat

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, në kulmin e të arriturave të saj politike, tani më së paku do të dëshironte ta shihte ditarin e Gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në periudhën 1989-1990, ku suksesi i saj në shkollë, e sidomos në gjysmë vjetorin e parë, ishte shumë i dobët.

Në disa lëndë ajo kishte përfunduar gjysmëvjetorin me disa nota të dobëta ‘njësha’, ndërsa në gjysmë vjetorin e dytë i kishte përmirësuar në të mjaftueshme (dysha).

Portali INFOKUSI ka arritur t’i siguroj disa foto të ditarit të Gjimnazit, ku presidentja aktuale e kishte përfunduar shkollimin.

Sipas notave në ditar, Jahjaga e kishte njësh të mbyllur në gjuhën serbo-kroate, ndonëse në biografinë e saj shkruan se e zotëron mirë këtë gjuhë. Edhe në disa lëndë tjera, Jahjaga në gjysmë vjetorin e parë ka pasur nota të dobëta dhe të mjaftueshme(dysh), por në gjysmë vjetor kishte qenë më e suksesshme, duke marrë nota të mira(tresh) dhe në pak raste edhe nota shumë mirë(katër).

Por, nga të gjitha notat, Jahjaga mund të mburret vetëm me notën e gjuhës shqipe ku ishte vlerësuar shkëlqyeshëm (pesë), pavarësisht se zotërimi i saj në të folur i shqipes le shumë për të dëshiruar.

Jahjaga është në fund të mandatit të saj pesë vjecar si presidente e Republikës së Kosovës, ndërsa karrierën e saj e ka nisur në Shërbimin Policor të Kosovës e më pas ishte graduar edhe në hierarkinë e Policisë së Kosovës, ku kishte qenë zëvendëskomandante e Policisë.

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit