-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Mimoza në prag të shkarkimit

Më të lexuarat

Ministrja Mimoza Kusari-Lila të enjten mund ta ketë fundin e saj në krye të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, në rast se ajo nuk e tërheq vendimin për masat ndaj çimentos së importuar. Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës do të jetë vendimtare për fatin e saj dhe vendimin që ajo po e mbron me çdo kusht.
Grupi parlamentar i AKR-së ka kërkuar interpelancë nga Kusari –Lila që të japë sqarimet në detaje për vendimin e saj. Në përkrahje të grupit parlamentar të AKR-së janë edhe partitë opozitare, njofton “Zëri”.

Emin Gërbeshi, nga AKR-ja, është iniciatori i cili ka marrë edhe përkrahje nga të tjerët për t’u kthyer mbrapa ky vendim ose të largohet nga ky post ministrja Kusari-Lila.

Ai ka thënë për gazetën “Zëri” se të enjten nëse deputetët e Kuvendit të Kosovës votojnë për heqjen e masës, atëherë Kusari-Lila duhet të japë dorëheqje.

“Kemi kërkuar interpelancë, nëse ajo nuk e tërheq vendimin dhe deputetët votojnë për heqjen e masave atëherë ky do të jetë fundi i ministres Kusari-Lila”, ka thënë Gërbeshi.

Myzejene Selmani ka bërë me dije se gjatë takimit me Kusari-Lila të mërkurën, ajo ka këmbëngulur që vendimi i saj është mbështetur në ligj.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit