-5.4 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

KE kërkon plotësimin e pesë kritereve

Më të lexuarat

Komisioni Evropian kërkon nga Kosova të plotësojë pesë kriteret kryesore që dalin nga Studimi i fizibilitetit, e që kanë të bëjnë me reformën zgjedhore, administratën publike, sundimin e ligjit, integrimin e pakicave dhe tregtinë.
Plotësimi i këtyre kritereve është kërkuar në takimin e tretë plenar për Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimit. Takimi plenar me institucionet e Kosovës ka të bëjë me përmbushjen e detyrave dhe obligimeve kryesore të Kosovës sa i përket Studimit të fizibilitetit për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi me këtë rast deklaroi se për herë të parë në historinë e Kosovës është shënuar progres formal dhe konkret në avancimin e marrëdhënieve zyrtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së.

“Takimi i tretë i Dialogut të Procesit të Stabilizim Asociimit po mbahet në vitin kur marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian po shënojnë një kthesë të madhe përmes intensifikimit të agjendës Evropiane. Pra, mund të themi që ky vit po shënon formalizimin e raporteve Kosovë-BE”, theksoi Thaçi.

Sipas tij, përmes Pyetësorit dhe Studimit të Fizibilitetit “ne po hapim rrugë drejt fillimit të negocimit të nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit. Po ashtu këtë vit kemi pranuar formalisht udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave si dhe formalisht kemi filluar dialogun strukturuar në fushën e sundimit të ligjit me Bashkimin Evropian”.

“Më lejoni të riafirmoj pozitën e Qeverisë duke theksuar që ne jemi tërësisht të përkushtuar për procesin e Integrimeve euro-atlantike të Kosovës si qëllimi ynë kryesor strategjik, dhe jemi plotësisht të vetëdijshëm që procesi i integrimit në Bashkim Evropian është proces shumë kompleks që kërkon angazhim maksimal nga Qeveria por dhe pjesë tjera të shoqërisë kosovare. Ne jemi të përkushtuar që të përqafojmë vlerat evropiane dhe të garantojmë paqen dhe sigurinë në rajon, si dhe të thellojmë bashkëpunimin me fqinjët tanë në rajon”, u shpreh Thaçi.

Ndërkaq, zëvendësdrejtori i Drejtoratit të Përgjithshëm për Zgjerimit i Komisioni Evropian, Jost Korte ka theksuar “Jemi të prirë që ta lëvizim Kosovën drejt rrugës së integrimeve evropiane dhe marrëveshja e Stabilizim Asociimit është një hap shumë i rëndësishëm në këtë proces”.

Korte ka sqaruar se është duke u finalizuar Studimi i Fizibilitetit për nivelin e tyre të brendshëm, duke shtuar se 10 tetori do të jetë dita kur do të prezantohet pakoja për të gjitha vendet për zgjerim, me ç‘rast do të paraqitet studimi për Kosovën.

Pikat kyçe në të cilat do të përqendrohet Studimi i Fizibilitetit kanë të bëjnë me reformat e administratës publike, përmirësimet në sundimit të ligjit, integrimin e minoriteteve, kapacitetet për tregti (eksporti-importi) si dhe reformat e sistemit zgjedhor.kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit