Shtetet e Bashkuara deklarojnë se kanë përforcuar edhe më tej sanksionet ndaj Iranit, të vendosura në lidhje me programin e tij bërthamor.
Departamenti i Thesarit njoftoi se ka futur në listën e zezë kompani dhe individë të ndryshëm që dyshon se po kontribuojnë në përpjekjet për prodhimin e armëve bërthamore.
Departamenti tha gjithashtu se ka identifikuar kompani dhe banka të shumta që veprojnë si organizata që ndihmojnë Iranin të shmangë sanksionet ekzistuese. Nga ana e tij, Irani vazhdon të këmbëngulë se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore.
“Ne do të vazhdojmë të rrisim presionin për sa kohë Irani do të refuzojë të sqarojë shqetësimet e bazuara të komunitetit ndërkombëtar për programin e tij bërthamor”, deklaroi zyrtari i DATH, David Cohen.
Ai shtoi se hapat e fundit të ndërmarra nga administrata amerikane synojnë të pengojnë programet e Teheranit për raketa bërthamore dhe balistike, si dhe përpjëkjet për të përdorur kompanitë kryesore për të shitur dhe lëvizur naftën e tij.
Masat e shtetit amerikan përfshijnë 11 kompani të përfshira në programet raketore të Iranit dhe që kanë lidhje me Ministrinë e Mbrojtjes, Gardën Revolucionare dhe marinën detare, njoftoi DATH.koha/kohaislame