3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Kryeministri Erdoan më 18 korrik do ta viziton Moskën

Më të lexuarat

Kjo vizitë do të jetë një hallkë e re në zinxhirin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës dhe dialogut aktiv në nivel të ndryshëm.

Kryeministri Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) më 18 korrik do të realizoj një vizitë njëditore në Moskë me ftesë të Presidentit të Federatës së Rusisë, Vladimir Putin.

Në deklaratën e bërë nga qendra për informim pranë Kryeministrisë thuhet se vizita e Kryeministrit Erdoan në Rusi do të jetë një hallkë e re në zinxhirin e bashkëpunimit gjithëpërfshirës dhe dialogut aktiv në nivel të ndryshëm mes dy vendeve përfshirë edhe nivelin më të lartë.

Në deklaratë ndër të tjera thuhet: “Kryeministri Erdoan dhe Presidenti Putin gjatë vizitës do të shqyrtojnë të arriturat e kohëve të fundit në marrëdhëniet e pasura të forcuara shumëdimensionale me cilësi të partneritetit mes Turqisë dhe Rusisë. Gjatë takimit gjithashtu do të shqyrtohen edhe mundësit për bashkëpunime të reja dhe planifikohet të bëhet shkëmbimi i mendimeve në lidhje me zhvillimet ndërkombëtare e rajonale me në krye ato në Siri”./trt/kohaislame

- Advertisement -spot_img

Më tepër

Të fundit